Xhafa elektrik

Xhafa elektrik P f

27/01/2026
16/07/2022

🇦🇱MË NË FUND...

Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian s'kanë më asnjë pengesë! Parlamenti i Maqedonisë së Veriut sapo ia ka ndezur dritën jeshile propozimit të fundit francez. Pengmarrja absurde e Shqipërisë ka marrë fund.

U deshën plot 3 vite të stërmundimshme nga vendimmarrja e Këshillit Europian për t'i hapur rrugë negociatave, që vargmali i pengesave artificiale të ngritura përpara Shqipërisë të rrafshohet tërësisht. 3 vite të tëra top futbolli nëpër fushat e interesave të politikës së brendshme të vendeve anëtare - pa harruar edhe xhagajdurët e mëmëdheut, grata e non grata, që tërë këto vite nuk i lanë dy gurë bashkë, për ta bllokuar Shqipërinë për llogari të interesave mizerabël të politikës së tyre pa fe, pa atdhe, pa din e as iman. 3 vite me gjëma të pandara, nga tërmeti tek pandemia dhe tani mes pasojave të luftës në Ukrainë mbi çmimin e jetesës këtu e kudo në botë. Këto sfida të jashtëzakonshme kanë vënë në sprovë jo thjesht qeverinë, po karakterin tonë si vend, si bashkësi njerëzish dhe si shumicë qeverisëse natyrisht.

Ja kemi dalë përsëri! Siç ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, kur thuajse askush nuk e besonte se do t'ia dilnim, do t'ia dalim edhe me krizën e re që ka sjellë lufta, po edhe me negociatat që do ta bëjnë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian.

Ja kemi dalë pa e ulur ritmin e reformave, të punës e të ndryshimit, pavarësisht premtimeve të pambajtura të BE-së. Do t'ia dalim duke e rritur më shumë ritmin, duke e përmirësuar më tej punën dhe duke e thelluar ende më tepër ndryshimin.

Ja kemi dalë pa u mposhtur nga zhgënjimet e as nga lëndimet jo të lehta të këtyre viteve. Do t'ia dalim duke vazhduar të nxjerrim mësime dhe duke mos ngurruar në korrigjimin e vetvetes.

Ja kemi dalë me kokën lart, duke arritur ta ngremë Shqipërinë në sytë e më të mëdhenjve, aty ku ajo s'ka qenë kurrë, e vlerësuar dhe e respektuar si e barabartë në çdo marrëdhënie ndërkombëtare. Por të mos e harrojmë, ky nuk është fundi i rrugës sonë, por vetëm fillimi i një pjese të re të rrugës për Shqipërinë që duam.

Delegacioni shqiptar do të niset të hënën në Bruksel për ta filluar këtë pjesë të re rruge, duke filluar negociatat e anëtarësimit. Do t'ia dalim në krye edhe kësaj pjese të re përpjekjesh, duke u lidhur më ngushtë me shqiptarët dhe duke e synuar me forca të reja majën ku do ta ngjisim me se s'bën Shqipërinë.

Faleminderit të gjithëve ju, që më mbështesni e inkurajoni apo më ngacmoni e nxini jetën me komentet tuaja.

Faleminderit të gjithë shqiptarëve që me votën e tyre, na e kanë besuar neve, socialistëve e progresistëve, këtë mision historik për Shqipërinë dhe po ashtu, faleminderit, atyre që duke mos na e dhënë votën, na kanë bërë më luftarakë e kokëfortë për misionin e Atdheut tonë të përbashkët.

Faleminderit miqve e partnerëve tanë, që të gjithëve, për mbështetjen, kritikat, por edhe për refuzimet e viteve të fundit, të cilat na kanë ushqyer forcën, kalitur durimin dhe mprehur urtësinë.

Faleminderit në fund, por jo për nga rëndësia, edhe Lindës e fëmijëve, që mbajnë në këtë rrugë barrën e një sakrifice të mundimshme, të cilën veç ata e askush tjetër mund ta kuptojnë dot se çfarë halli është.

Për hajër ❤️

02/05/2022

A e dini se burri juaj mundohet çdo ditë të punojë për familjen?
A e dini se burri juaj qortohet shpesh nga shefi?
A e dini se ndoshta burri juaj thjesht rrezikoi jetën e tij për ju dhe fëmijët tuaj.
A e dini se burri juaj shpesh mund të duroje urinë, kështu që ai mund të shkojë në shtëpi me para?
Përpara se t'i akuzoni numëroni sa miliona pika djerse ai shtrydh nga trupi i tij.
Shikojeni atë në sy, ndoshta pa e vënë re se ata sy kanë derdhur tashmë shumë lot për t'ju parë të buzëqeshni.
Nëse deri më sot nuk ka mundur t’i plotësojë të gjitha dëshirat, kjo është vetëm për shkak të rrethanave.
Nuk ka njeri që nuk dëshiron ta shohë familjen e tij të lumtur.
Para se të zemëroheni me të, shikoni dhe mendoni se çfarë po bën burri juaj.
Mendoni se si burri juaj punoi shumë për të përmbushur nevojat e familjes së tij.
Disa prindër nuk janë të mirë t'u tregojnë fëmijëve dhimbjen e tyre, ata e gëlltisin vetë.
Burrat nuk duan që gruaja e tyre ta dijë se sa po zihet, nuk duan të duken të dobët para familjes së saj; ai thjesht do që gruaja e tij të jetë krenare për të, për punën e tij.
Për të gjithë baballarët dhe bashkëshortët kudo që janë.
Qoftë bekim lodhja e tyre.

03/09/2021

Address

Tirane
Tirana
10/2TIRAN

Telephone

+355697819606

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Xhafa elektrik posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share