12/09/2025
Drejtori i Super Kompani Z. Gafur Sulejmani me 11 shtator 2025 merr pjesë në eventin e organizuar nga OEMVP, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore “Misioni i Biznesit Turqi – Maqedonia e Veriut”, që u zhvillua në "Double Tree by Hilton"- Shkup, që mundëson bashkëpunim të ri mes kompanive vendore dhe bizneseve turke të sektorit të ndërtimtarisë.
Në takim u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe për organizimin e ngjarjes B2B, të koordinuar nga Ministria e Tregtisë së Turqisë dhe Shoqata e Eksportuesve të Metaleve Ferroze dhe Jo-Ferroze të Stambollit (İDDMİB), ku OEMVP mori pjesë me kompanitë e anëtare.
Në kuadër të ngjarjes B2B “Misioni i Biznesit Turqi – Maqedonia e Veriut”, të pranishëm ishin U.D. Kryetar i OEMVP-së, z. Nuhi Aliu, dhe Drejtori Ekzekutiv, z. Durim Zeqiri, së bashku me kompanitë anëtare të OEMVP-së: TRIM & LUM, Super Kompani, Pofix, GRADIS-KOO, Pluska, Fata Kompani, Lansky Ganzger Zeqiri + Partners, Ent Building dhe Ing Luli.
_________________________________________
Директорот на Супер Компани г. Гафур Сулејмани на 11 Септември 2025 присуствуваше на настан организиран од СКСЗМ, одржан во " Double Tree by Hilton " - Скопје
На средбата се разговараше за можностите за проширување на економската соработка и за организирањето на Б2Б-настанот, координиран од Министерството за трговија на Турција и Асоцијацијата на извозниците на ферo и неферo метали од Истанбул (İDDMİB), каде СКСЗМ учествуваше заедно со своите компании-членки.
Во рамки на Б2Б-настанот „Бизнис мисија Турција – Северна Македонија“ присуствуваа В.Д. претседателот на СКСЗМ, г. Нухи Алиу, и извршниот директор, г. Дурим Зекири, заедно со компаниите членки на СКСЗМ: Трим&Лум, Супер Компани, Пофикс, Градис КОО, Плукса, Фата Компани, Лански Ганзгер Зеќири + Партнерс, Ент Билдинг и Инг Лули.