05/12/2025
Shtëpia e F. Azemit në Gjilan kombinon dizajnin modern me funksionalitet maksimal, duke krijuar një hapësirë unike që pasqyron stilin dhe nevojat e klientit.
Me një sipërfaqe prej 196.5 m², shtëpia përfshin të gjitha hapësirat e nevojshme për një familje pesë anëtarëshe. Kati i sipërm është i dedikuar zonës së gjumit, me tri dhoma, dy banjo dhe një hapësirë utilitare. Në katin përdhesë, fokusi është funksionaliteti dhe lidhja e harmonishme mes dy hapësirave të qëndrimit ditor, tryezarisë dhe kuzhinës, me qasje në depo përmes garazhit, tualetit dhe hapësirave ndihmëse teknike.
Hapësira e shkallëve shndërrohet në një element representativ, lidh estetikisht dy nivelet duke i dhënë karakter enterierit dhe fasadës.
Nëse dëshironi të realizoni një projekt unik si ky, kontaktoni studion tonë LUMA Architects në ☎️ +38349682087 dhe le të krijojmë së bashku hapësirën e ëndrrave tuaja.