17/02/2025
SHPALLJE PUNE: TEKNIK / INSTALUES HVAC
🔷 Pozicioni: Teknik / Instalues HVAC
🔷 Kompania: APIS sh.p.k. (www.apis-smart.com)
🔷 Vendndodhja: Kosovë
🔷 Numri i Pozitave të Hapura: 10
🔷 Kontrata e Punës: Me afate ligjore, me mundësi vazhdimi
🔷 Lloji i Punësimit: Me orar të plotë
🔷 Afati i fundit për aplikim: 15.03.2025
Ne po kërkojmë Teknik / Instalues HVAC.
Po kërkoni një mundësi ku mund të angazhoheni në projekte sfiduese dhe të zhvilloni më tej aftësitë tuaja? Ne po zgjerojmë ekipin tonë të Instalimeve dhe Mirëmbajtjes Mekanike për ndërtesa dhe industri dhe po kërkojmë profesionistë të përkushtuar për një marrëdhënie pune të përhershme në Kosovë.
Si pjesë e ekipit tonë, ju do të merrni përgjegjësinë për instalimin, mirëmbajtjen dhe diagnostikimin e sistemeve HVAC, duke siguruar funksionimin e tyre optimal në ambiente rezidenciale, komerciale dhe industriale. Nëse keni përvojë në këtë fushë dhe pasion për teknologjitë e ngrohjes, ventilimit, ajrit të kondicionuar dhe ftohjes, ne ju mirëpresim të aplikoni!
KËRKESAT PËR POZITËN
✔️ Përvojë pune në instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve HVAC-R.
✔️ Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
✔️ Njohuri teknike dhe praktike për sistemet HVAC.
✔️ Të jetë i/e organizuar, i/e ndërgjegjshëm/e dhe i/e besueshëm/e.
✔️ Aftësi të mira komunikimi dhe orientim ndaj klientit.
Përparësi kanë kandidatët që kanë:
✔️ Përvojë disa vjeçare në instalime dhe mirëmbajtje HVAC
✔️ Diplomë nga shkollë profesionale ose arsim të lartë teknik në fushën e inxhinierisë termo-energjetike
✔️ Certifikata profesionale ose kualifikime shtesë
PËRGJEGJËSITË KRYESORE
✔️ Montimi, instalimi, testimi dhe mirëmbajtja e sistemeve HVAC-R
✔️ Diagnostikimi dhe riparimi i defekteve në pajisjet HVAC
✔️ Zbatimi i standardeve të sigurisë dhe rregulloreve teknike
✔️ Raportimi dhe dokumentimi i punimeve të kryera.
✔️ Kryerja e detyrave të tjera sipas nevojës.
PAGA & PËRFITIMET
✔️ Pagë konkurruese, bazuar në përvojë dhe aftësi.
✔️ Pagesë për punë jashtë orarit dhe bonuse për performancë.
✔️ Kompania ofron mjetet e punës, uniformën dhe pajisjet mbrojtëse...
Per me shume vizitoni: www.apis-smart.com/open-jobs
APIS sh.p.k. projektim, instalim, operim dhe mirembatje te ngrohjes, ftohjes, klimatizimit, ventilim