UKKO Sh.A.

UKKO Sh.A. Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Korçë SH.A. Kjo është faqja zyrtare e Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Korçë SH.A.

Së bashku përmirësojmë shërbimin !

05/06/2026
05/06/2026
23/04/2026

Nxënësit e klasës së 2B pranë shkollës “Sevasti Qirjazi”, organizuan një dramatizim të veçantë kushtuar ujit dhe mbrojtjes së mjedisit. 🌍💧

Përmes mesazheve të tyre plot ndërgjegjësim dhe kreativitet, ata përcollën rëndësinë e kujdesit për natyrën, duke u bërë shembull sensibilizimi për bashkëmoshatarët dhe për të gjithë qytetarët.

Një iniciativë e bukur që dëshmon se dashuria për mjedisin kultivohet që në bankat e shkollës. 👏💙

23/03/2026

Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, në Korçë u zhvillua një aktivitet sensibilizues tek zona këmbësore e qytetit. Qëllimi i këtij aktiviteti të zhvilluar nga...

22/03/2026

Dita Botërore e Ujit – 22 Mars! 💧

🌍 Investimet vazhdojnë për më shumë cilësi dhe shërbim më të mirë për qytetarët.

💙 Transformimi i sektorit të ujit vazhdon, duke sjellë zhvillim dhe standarde më të larta për të gjithë.

20/03/2026

GËZUAR FITËR BAJRAMIN! 🕌 Paqe, dashuri dhe begati në çdo familje! 🤲🤍

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Korçë SH.A. ka vijuar aksionin në terren për kontrollin e situatës së pagesave t...
04/02/2026

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Korçë SH.A. ka vijuar aksionin në terren për kontrollin e situatës së pagesave të faturave të ujit, si edhe evidentimin e lidhjeve të paligjshme në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm.

👷‍♂️💧 Grupet tona të punës janë angazhuar në të gjithë zonën tonë të mbulimit, me qëllim:
• garantimin e një shërbimi të rregullt dhe cilësor për të gjithë abonentët;
• ndërgjegjësimin për shlyerjen e detyrimeve financiare;
• parandalimin e lidhjeve të paligjshme në rrjetin e furnizimit me ujë.

📌 Ftojmë të gjithë abonentët debitorë të bashkëpunojnë dhe të kryejnë pagesat përkatëse, duke kontribuar kështu në përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe mirëmbajtjen e rrjetit.

🤝 Bashkëpunimi juaj është i domosdoshëm për një shërbim të qëndrueshëm dhe cilësor.

Në kuadër të gatishmërisë së vazhdueshme për zgjidhjen e çdo problematike të shfaqur në rrjet, edhe në ditët me temperat...
23/01/2026

Në kuadër të gatishmërisë së vazhdueshme për zgjidhjen e çdo problematike të shfaqur në rrjet, edhe në ditët me temperatura shumë të ulëta, ekipet e terrenit kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme për riparimin e defektit të evidentuar.

✅ U përfundua me sukses riparimi i defektit të shfaqur në tubacionin me diametër 90 mm të furnizimit me ujë të pijshëm, duke garantuar rikthimin e shërbimit të sigurt dhe cilësor për banorët e fshatit Shamoll të bashkisë Korçë.

👉Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Korçë SH.A. vijon të jetë në gatishmëri të plotë, me qëllim garantimin e vazhdueshëm të shërbimit dhe minimizimin e çdo shqetësimi për qytetarët.💧

Të nderuar qytetarë,Për shkak të temperaturave të ulëta që pritet të shënohen në ditët në vijim, ju bëjmë thirrje të mer...
21/01/2026

Të nderuar qytetarë,

Për shkak të temperaturave të ulëta që pritet të shënohen në ditët në vijim, ju bëjmë thirrje të merrni masa parandaluese për mbrojtjen e tubacioneve të ujit në objektet tuaja, me qëllim shmangien e ngrirjes dhe dëmtimeve të mundshme.

👉 Ju këshillojmë të ndiqni këto masa praktike:

1️⃣ Kontrolloni depozitat e ujit dhe pajisjet hidraulike që ndodhen jashtë, duke i mbuluar me materiale mbrojtëse.
2️⃣ Gjatë natës, siguroni një rrjedhje të lehtë të ujit, duke lënë një rubinet të hapur në minimum, për të parandaluar ngrirjen.
3️⃣ Në rast se tubacionet ngrijnë, përpara se të tentoni shkrirjen, hapni të dyja dorezat e rubinetit (ujë i ftohtë dhe i ngrohtë), për të ulur presionin dhe për të ndihmuar rrjedhjen e ujit.
4️⃣ Për shkrirjen e tubacioneve të ngrira, mos përdorni flakë të hapur. Rekomandohet përdorimi i një tharëse flokësh, duke filluar nga pjesa më afër rubinetit.
5️⃣ Informoni fëmijët dhe anëtarët e familjes për rëndësinë e këtyre masave, për të parandaluar situata emergjente.

📞 Për çdo problematikë ose ndërprerje në furnizimin me ujë, ju lutemi na kontaktoni!

🙏 Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Korçë SH.A.

👷‍♂️ Operatorët e terrenit të UKRK SH.A. kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme për riparimin e defektit të shfaqur në ...
06/01/2026

👷‍♂️ Operatorët e terrenit të UKRK SH.A. kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme për riparimin e defektit të shfaqur në linjën e furnizimit me ujë të pijshëm me diametër 25 mm, në Lagjen nr. 1, rruga “Sotir Mero”.

💧 Ndërhyrja u realizua me sukses, duke mundësuar rikthimin normal të furnizimit për abonentët e zonës.

Çdo ditë, në përmbushje të misionit tonë për të garantuar furnizim të sigurt, të pandërprerë dhe cilësor me ujë të pijshëm.

Address

Rajoni Nr. 1, Rruga Boris Plumbi, Nr. 20
Korçë
7002

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 16:00

Telephone

+35582242617

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when UKKO Sh.A. posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to UKKO Sh.A.:

Share