IEBV - Impianti i Përpunimit të Mbetjeve Tiranë

IEBV - Impianti i Përpunimit të Mbetjeve Tiranë Shoqëria koncesionare IEBV ka qëllim menaxhimin, administrimin, realizimin e punimeve për ndërti

Koncesionari IEBV reagon pas deklaratës së Belind Këlliçit: E turpshme sesi mund të mashtrojë një politikan në këtë mëny...
02/04/2023

Koncesionari IEBV reagon pas deklaratës së Belind Këlliçit: E turpshme sesi mund të mashtrojë një politikan në këtë mënyrë!

Koncesionari i Impiantit të Përpunimit të Mbetjeve në landfillin e Tiranës, e cilëson të turpshme dhe shpifje totale deklaratën publike të politikanit Belind Këlliçi.

Në mënyrë të fshehtë, duke shfrytëzuar ditën e dielë, Këlliçi u shfaq me një poltron jo në hyrje të landfillit, por në një cep të saj. Koncesionari i bën thirrje Këlliçit që të mos fshihet për të dhënë deklarata, por të paraqitet në ambjentet e landfillit dhe do të marrë përgjigje për çdo akuzë që ai ngre.

Punonjës të specializuar në çdo sektor, do të ndihmojnë Këlliçin që të kuptojë proceset dhe se çfarë realisht po ndodh në Impiantin e Përpunimit të Mbetjeve në Tiranë.

Belind Këlliçi doli sot për të ripërsëritur një shpifje të një shtetasi italian, i akuzuar për mashtrim dhe në kërkim nga drejtësia italiane.

Në mënyrë tepër të ulët, pa asnjë bazë, pa asnjë provë, pa asnjë dokument apo material, pa asnjë foto apo video, Këlliçi deklaroi se koncesionari i Tiranës do të blejë incenetator të përdorur nga Rumania.

Kjo jo vetëm që është një shpifje e madhe, por koncesionari IEBV, i sqaron publikut se asnjë nga përfaqësuesit e saj apo dhe bashkëpuntorët, nuk ka diskutuar kurrë për trajtimin e mbetjeve me dëshmitarin tek emisionin “investigativ” Piranja.

As ky emision por edhe kandidati për Bashkinë e Tiranës, nuk kanë kërkuar një reagim apo sqarim nga shoqëria koncesionare, për të thënë të vërtetën përpara publikut shqiptar.

Koncesionari sqaron së kurrë nuk ka negociuar në Rumani për blerje inceneratori dhe për këtë mban përgjegjësi para publikut, në qoftë se del një fakt i kundërt me deklaratën e sotme.

Kjo formë e baltosjes pa prova, e sajesave me dëshmitar fiktiv e mashtrues italian, vijon prej muajsh nga Partia e Lirisë dhe po trashëgohet nga pinjolli i ri i kësaj force politike, Belind Këlliçi.

I bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese dhe veçanërisht SPAK që të hetojë deklaratën e mashtruesit italian, por gjithashtu të hetojë shantazhin e politikanëve si Këlliçi, Kryemadhi dhe mediave që financojnë për shpifje të llojeve të ndryshme.

02/04/2023

Reagim publik mbi shantazhin publik të Monika Kryemadhit, për të krijuar kaos mjedisor në Tiranë.

Prej më shumë se dy vitesh, Partia e Lirisë dhe deputetët e saj kanë sulmuar në mënyrë periodike Impiantin e Përpunimit të Mbetjeve në Landfillin e Sharrës, i cili në zhargonin e rëndomtë të kësaj force politike njihet si “Incenetatori i Tiranës”.

Në fakt, vetëm kjo forcë politike e përdor qëllimisht togëfjalëshin “Incenerator i Tiranës”, sepse në të vërtet nuk quhet i tillë, pasi aty trajtohen mbetjet duke nisur nga një seri procedurash:

- M***e dhe evidentim i sasisë së mbetjeve

- Diferencim

- Trajtim i inerteve ndërtimore

- Depozitim

- Incenerim (përfundon sipas kontratë së parashikuar)

- Dhe depozitim i hirit në landfillin e mbetjeve të rrezikshme

Sot, koncesionari i Impiantit të Përpunimit të Mbetjeve në Landfillin e Sharrës, ka investuar mbi 32 milionë euro, që prej nisjes së tij. Askush nga të akuzuarit nuk ka kërkuar qoftë një intervistë të vetme me drejtuesit e Shoqërisë apo të filmojë pamjet e ndryshimit sesi është rehabilituar e gjithë zona prej 106 hektarësh.

Të gjithë akuzuesit, politikë dhe mediatikë, një pjesë e të cilëve sulmojnë koncesionarin për interesa të caktuara, nuk kanë kërkuar minimalisht një informacion bazë, mbi atë së çfarë është investuar, se kur do të ndërtohet impianti i djegies së mbetjeve, sesi kryhet procesi i diferencimit të mbetjeve, se pse paguhet 29 euro/ton etj.

Koncesionari fton të gjithë mediat që të vizitojnë Impiantin e Përpunimit të Mbetjeve në çdo orë të ditës, pasi është i hapur për këdo.

Gjithashtu, ftojmë mediat që raportojnë prej muajsh negativisht kundër koncesionarit, të tregojnë profesionalizëm duke botuar këtë reagim. Kjo tregon nëse këto media janë të pakapura nga axhendat politike.

Ky shantazh i vazhdueshëm, i stisur me mashtrime dhe manipulime nga deputetja Kryemadhi, ka si qëllim ndërprejen e punës për menaxhimin e mbi 800 ton mbetjeve në ditë, me qëllim krijimin e një kaosi mjedisor në qarkun e Tiranës dhe Durrësit.

I vetmi qëllim i Partisë së Lirisë dhe disa mediave të sponsorizuara prej saj, është benefiti politik duke paramenduar një kaos mjedisor, pasi Tirana dhe Durrësi kanë vetëm një zonë të përpunimit të mbetjeve.

Anulimi i pagesave, i artikuluar shpesh nga Kryemadhi, synon bllokimin total të këtij procesi, e për pasojë ndotjen masive në këto dy qytete.

I bëjmë thirrje SPAK dhe institucioneve ligjzbatuese që të ndërhyjnë menjëherë për të ndaluar këtë shantazh dhe përndjekje të Monika Kryemadhit dhe forcës politike Partia e Lirisë.

Në 33 vite demokraci të shtetit shqiptarë, nuk ka ndodhur kurrë që një forcë politike të përndjekë dhe të baltosë pambarimisht një vepër publike, e krahasueshme me vendet e Bashkimit Europian.

24/01/2023

Reagim i Shoqërisë Koncesionare IEBV ndaj akuzave dhe gjobave të përsëritura politike të opozitës.

Ditët e fundit, shoqëria koncesionare, IEBV, ka rënë pre e një sulmi të ripërsëritur nga forcat politike në opozitë, kryesisht Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike.

Këto sulme krejtësisht të pabazuara dhe të orientuara me keqdashje për dëmtimin e reputacionit të shoqërisë koncesionare, janë pjesë e një gjobëvënie politike, të orkestruar shumë muaj më përpara.

Presioni i përditshëm dhe i mirëllogaritur nga forcat politike të opozitës, vazhdon të dëmtojë në mënyrë të përsëritur punën si dhe ecurinë e këtij projekti, duke bërë që bashkëpuntorët e huaj dhe shqiptarë të vihen përballë një situate të pazakontë të zhvillimit të punës dhe biznesit.

Referuar këtyre akuzave të ngritura ditët e fundit ndaj Shoqërisë, për ndarjen e mbetjeve të riciklueshme, ndjejmë detyrimin të sqarojmë opinonin publik.

Sipas një video të publikuar nga deputetja e Parlamentit, Monika Kryemadhi, pretendohet se Shoqëria IEBV, nuk kryen trajtimin e diferencuar të mbetjeve në Sharrë. Kjo është tërësisht e pavërtetë edhe pse opinioni publik prej muajsh po mbarset me shpifje dhe të pavërteta.

Për akuzat ndaj Shoqërisë, ju sqarojmë:

1. Shoqëria IEBV, prej disa vitesh tashmë kryen çdo ditë, rregullisht, procesin e diferencimit të mbetjeve që trajtohen në Sharrë. Kapaciteti i këtij trajtimi është 650 ton/24 orë. Ky kapacitet ka qënë kapaciteti i parashikuar në fillim të kontrates koncesionare për sasinë e mbetjeve që do të trajtoheshin në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve, Tiranë. Sqarojmë se bashkëngjitur Impiantit të Djegies dhe Prodhimit të Energjisë, do të jetë Impianti Tjetër i Diferencimit i cili është riprojektuar dhe do të jetë 100% automatik, dhe siguron kapacitet maksimal të diferencimit të mbetjeve. Sqarojmë se për arsye teknike dhe njerëzore, ky Impiant diferencimi, operon vazhdimisht, por ka edhe nevojat e veta teknike për mirëmbajtje, kohë gjatë së cilës procesi është i pamundur të ndodhë. Ashtu sikurëse nuk ka ndodhur në data të caktuara pushimesh zyrtare.

2. Gjithashtu, që prej Nëntorit 2021 Shoqëria, ka mbyllur përfundimisht kultivimin e mbetjeve në vend-depozitimin e vjetër. Një vit më pas, pas studimit dhe monitorimit prej një viti të gjendjes së këtij vend-depozitimi, uljeve të pësuara të relievit dhe për shkak të ndryshimit të këndeve të skarpatave, ka qënë e nevojshme që nën pjesën Veri-Perendimore të Sharrës, të bëhet një mbushje për të arritur këndin e duhur të stabilizimit të skarpatave para mbylljes përfundimtare me membrana të këtij vend-depozitimi. Mënyra e vetme për ta kryer këtë mbushje është me mbetje urbane, pasi tabani në atë zonë nuk mund të suportojë më shumë ngarkesa. Nëse edhe kjo mbushje do të bëhej me materiale të tjera më të rënda, mund të sillnin dhe çedim të bazamentit.

3. Qelizat e reja të landfilleve që po ndërtohen nga Shoqëria për menaxhimin dhe ruajtjen e mbetjeve të ngurta Urbane, janë të përllogaritura të kenë hapesirë të mjaftueshme për mbetjet deri në momentin e vënies në operim të Impiantit të djegies dhe prodhimit të energjisë dhe jo periudha 30 vjeçare si mund të jetë interpretuar, pasi Shoqëria do të arrijë që në vitin 2030 të plotësojë 100% direktivën e BE-së, pra 0 Waste to Landfill !

4. Shoqëria koncesionare IEBV, po kryen çdo ditë me përgjegjësi maksimale, punën e menaxhimit të mbetjeve edhe pse e gjendur para gjithë presioneve dhe akuzave politike, që dëmtojnë imazhin e shoqërisë dhe vështirësojnë edhe më shumë marrëdhëniet e punës dhe besimit me bashkëpunëtorët.

Sëfundmi i bëjmë thirrje të gjjtha organeve ligjzbatuese, ekspertëve mjedisorë, mediave dhe trupës diplomatike në vendin tonë, që të vizitojnë Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë, për të parë të vërtetën dhe jo baltën, sajesat dhe manipulimet politike të znj. Kryemadhi dhe deputetëve të tjerë që e ndjekin atë.

Ftojmë gazetarët dhe studiot televizive të pasqyrojnë reagimin e Shoqërisë IEBV, në respekt të profesionalizmit dhe distancimit nga gjobëvëniet politike.

10/11/2022

Reagim mbi shantazhin dhe akuzat fiktive dhe të qëllimshme të deputetes Monika Kryemadhi.

Kemi parë me shqetësim muajt e fundit disa sulme të paprecedenta dhe akuza të pabazuara nga disa politikanë, ndaj koncesionarit të përpunimit të mbetjeve në Tiranë, IEBV SPV.

Konkretisht në disa dalje publike, deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se koncesionari Integrated Energy BV SPV (IEBV), i cili ndërton dhe menaxhon Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë është përfshirë në një skemë mashtrimi me fatura fiktive me disa kompani të tjera.

Në interes të publikut sqarojmë se:

IEBV, nuk ka furnitorë asnjë nga subjektet e përmendura nga Znj. Kryemadhi. Për rrjedhojë nuk ka asnjë shkëmbim tregtar me asnjë prej tyre. Kompanitë që përmend Znj. Kryemadhi nuk janë bashkëpunëtore në veprimtaritë tona.

Asnjë shpifje dhe baltosje e qëllimshme, nuk mbulon investimin dhe punën e Shoqerisë Koncesionare IEBV. Faturat dhe çdo shkëmbim tregtar është tërësisht i aksesueshëm pranë institucioneve financiare shtetërore.

Prej disa muajsh, opinioni publik është bombarduar me shpifje, hamendësime për qëllime politike, apo dhe qëllime të tjera. Ne nuk kemi reaguar pasi kemi pritur që drejtësia dhe institucionet e shtetit shqiptar të reagojnë përballë këtij shantazhi dhe represioni politik, që ka qëllime vetëm për gjobëvënie.

Shoqëria Koncesionare IEBV, i bën thirrje organeve ligjzbatuese dhe kryesisht SPAK, që të verifikojë këto shpifje dhe sulme të qëllimshme të Partisë së Lirisë, si dhe të marrë masa për ndaljen e tyre.

Ju bëjmë me dije, se në vijim, shoqëria koncesionare do të kallëzojë penalisht çdo zyrtar që ka dëmtuar reputacionin e shoqërisë tonë dhe ka shantazhuar, nëpërmjet akuzave të pabazuara dhe të stisura qëllimisht për benefit politik.

Si është realizuar kapsulimi i landfillit të vjetër? Kapsulimi i landfillit të vjetër ose siç njihet ndryshe mbyllja e v...
21/10/2022

Si është realizuar kapsulimi i landfillit të vjetër?


Kapsulimi i landfillit të vjetër ose siç njihet ndryshe mbyllja e venddepozitimit 30 vjeçar të Sharrës, ka qenë një nga proceset e para që shoqëria koncesionare IEBV ka kryer në Zonën e Menaxhimit të Mbetjeve në Tiranë. Pasi është realizuar sistemimi i siperfaqeve me mjetet perkatese, është vendosur shtresa niveluese me material inert. Më pas janë shtruar dhe fiksuar barrierat artificiale, te cilat konsistojnë në: membranë Gjeotekstil, membranë HDPE (high density polyethilene) 2.5 mm, si dhe një shtresë gjeotekstili drenues me densitet të lartë. Këto shtresa arritën me sukses izolimin e sipërfaqes. Kjo përzgjedhje bën të mundur që shtresat jo vetëm të jenë shumë jetëgjata, por të riparohen me lehtësi në rast dëmtimi. Përzgjedhja e tyre nga ana jonë ka pasur kriter: cilësinë maksimale, dhe punën inxhinierike me ekspertizën më të përparuar në Evropë. Pasi përfundon procesi i vendosjes së barrierave artificiale, realizohet mbushja me dhe vegjetal si dhe më pas mbjellja e pemëve.

Gjatë kapsulimit një ndër fazat më të rëndësishme të punimeve është impianti i kapjes së biogazit ose gazit Metan që emëtohet nga kompostimi i mbetjeve të kohës. Ky gaz kapet me anë të një sistemi tubacionesh dhe më pas transportohet në stacionin kryesor ku bëhet djegia me anë të një pishtari.

Venddepozitimi i vjetër, zona kancerogjene e Tiranës, sot është kthyer në park të gjelbëruar dhe shpesh vzitohet si një vend atraktiv në kryeqytet. Imazhet fotografike janë një pjesë e rrugës që ndoqëm deri në rezultatin përfundimtar.

Infrastruktura e brendshme në Zonën më të Madhe të Trajtimit të Mbetjeve është një fazë e rëndësishme e punimeve të cilë...
20/10/2022

Infrastruktura e brendshme në Zonën më të Madhe të Trajtimit të Mbetjeve është një fazë e rëndësishme e punimeve të cilën e kemi realizuar me sukses. Rrethrrotullimet e konceptuara me gjelbërim janë lehtësim i qarkullimit të mjeteve të rënda, që nuk ndalojnë në çdo moment të ditës në kantierin tonë.

18/10/2022

Fatmira Hajdini

Menaxhere e ndërmarrjes së Grumbullimit të Mbeturinave Prishtinë

“Gjithshka që pamë këtu ishte shumë impresionuese. Trajtimi i mbeturinave në përgjithësi, krahasuar me Prishtinën, domethënë gjithshka është perfekte. Në Prishtinë ne kemi shumë telashe për trajtimin e mbeturinave, inertet të vëllimshmet, i pash këtu dhe pjesën e degëve të pemëve, ne kemi telashe të mëdha atje domethënë gjithshka është perfekt”.



Xhelal Kransiqi

Përfaqësues i Njësisë së Menaxhimit të Mbetjeve Lipianë

“Me të vërtetë ne ndamë një mendim shumë pozitiv dhe ishte kënaqësi që patëm mundësi të shikojmë këto zhvillime në drejtim të qasjes dhe trajtimit të mbeturinave në formë më të avancuar të kohës së tanishme. Prandaj ne në Kosovë jemi ca mbrapa, por kjo për ne do të jetë një praktikë apo përvojë për të ardhmen që të ecim me hapa më të shpejtë që të realizohen edhe tek ne sidomos në kryeqytetin tonë. Prishtina ta ketë një deponi regjionle më të avancuar dhe të ketë mundësinë e ndarjes së mbeturinavenë në mënyrë manuale dhe në mënyrë automatike sic i pamë dhe tek ju. Prandaj presim ditë më të mira.

Fillimisht përshtypje më la hapsira e madhe ku pastaj krijon mundësi për riciklime, për mbetjet inerte, për mbetjet e gjelbërta siç i quajmë ne dhe të krijohet një hapsirë dhe mundësi për të krijuar pastaj dhe gjelbërim”.

18/10/2022

Diedon Berisha

Dr Ekzekutiv

Ndërmarrja e Grumbullimit të Mbeturinave Pejë

“Na la përshtypje të mëdha mënyra se si është organizimi, duke marrë parasysh forma se qysh është prej hyrjes, dy peshoret, pastaj mensa këtu, pastaj ujërat, liqenet që e bëjnë shumë atraktive për gjithë vizitorët dhe për ata që janë staf këtu. Kjo na ka lënë përshtypje shumë. Formë që mungon tek ne. Domethënë në deponinë e Pejës nuk e kemi këtë infrastrukturë. Për këtë arsye kjo është një eksperiencë shumë e mirë për krejt ne që kemi qenë këtu.

17/10/2022

Merlina Beomuçaj

Koordinatore e kompanive publike të Menaxhimit të Mbetjeve Kosovë

“Hera e parë që jemi këtu, është bërë një investim shumë i madh, është bërë një investim shumë i mirë në të njëjtën kohë. Për arsye sepse mbetjet janë një problem tashmë nuk rrijnë në territorin e një bashkie, por shkon në nivel ndërbashkiak në nivel ndërshtetëror.

Së pari më bëri përshtypje kapsulimi, e dimë dhe më herët prej historive ku deponia e Sharrës ka dalë dhe në të gjitha televizionet dhe mediat e huaja dhe tashmë është një model shumë i mirë ku ajo pamje nuk duket më. Është komplet dimension tjetër i asaj deponie që ne e mbajmë mend prej mediave kryesisht në vitet e mëherëshme. Domethënë të bëhet një proces kaq i madh, një investim kaq i mirë dhe i qëlluar dhe të mos shohësh mbeturina më, besoj që është një projekt shumë i mirë dhe një projekt, i cili krijon qëndrueshmëri më tutje me të gjitha proceset që do të trajtohen dhe planifikohen të trajtohen në këtë lokacion.

Besoj që kjo është e vlefshme jo vetëm në aspektin mjedisor, në aspektin e menaxhimit të mirë të mbeturinave, po është proces që i ka ndihmuar besoj më së pari dhe banorëve që jetojnë në këtë zonë, sepse është zonë afër Tiranës, çdo qytet si Tirana apo qendra të mëdha të qyteteve veçse e kanë prioritetin e zgjerimit dhe nëse ne kemi një stabiliment në dimension të tillë të tillë ku trajtimi i mbeturinave bëhet në standartet evropiane, normalisht kemi gjenerim të 0 mbetjeve në fund. Kjo nënkupton që mbeturinat më nuk shihen si problematik, por shihen si potencial të gjenerimit të mundësive të përfitimit energjitik dhe në të njëjtën kohë të krijimit të vendeve të punës përmes sektorit të riciklimit”.

17/10/2022

Burim Shala

Drejtor Ekzekutiv

Kompania e Menaxhimit të Mbetjeve Prizren

“Të them të drejtën është hera e parë që kam parë një ndërtim të tillë në Ballkan, përvec Bashkimit Evropian. Mendoj që është bërë një investim shumë i mirë, një investim shumë i qëllueshëm. Po shpresojmë që, në këtë rast ta kthej dhe pak politike, që dhe politikanët në Kosovë ta bëjnë një gjë të tillë siç është bërë këtu në Shqipëri edhe pse është me koncesion. Të paktën ne në Kosovë kur e bëjmë mbledhjen e mbeturinave ajo është e dëmshme dhe për qytetarët. Ndërsa këtu e shikoj që jemi afruar dhe shumë afër mbeturinave dhe të them të drejtën, as edhe erë nuk vinte fare. Dhe po bëj apel për kosovarët sidomos për politikën e Kosovës, që ta bëjnë një gjë te tillë siç është bërë edhe ne Shqipëri. Le të vijnë dhe ta shikojnë sic është bërë këtu që të bëhet dhe në Kosovë. Sepse ne që merremi me kompaninë e mbeturinave, me të vërtetë është shumë keq se si është duke funksionuar hedhja e mbeturinave në Kosovë. Këtu kemi mberritur të gjithë prej gjithë Kosovës, drejtora kryeshefa kemi ardhur këtu, me të vërtetë jemi duke parë një gjë që është bërë shumë e mrekullueshme shumë e mirë.

Kishim kënaqësinë të prisnim në Zonën e Menaxhimit të Mbetjeve në Tiranë, delegacionin më të madh te ardhur ndonjëherë n...
17/10/2022

Kishim kënaqësinë të prisnim në Zonën e Menaxhimit të Mbetjeve në Tiranë, delegacionin më të madh te ardhur ndonjëherë nga ndërmarrjet publike dhe Agjencia Shtetërore e Menaxhimit të Mbetjeve në Kosovë🇽🇰. Grupi që vizitoi Sharrën përbëhej nga drejtues të lartë të Agjencisë si dhe nga drejtues të menaxhimit të mbetjeve nga të gjitha komunat e vendit. Turi që ekspertët dhe drejtuesit realizuan, përfshiu veprat e ndërtuara dhe ato në proces. IEBV është gjithmonë e gatshme dhe mirëpret këdo që kërkon të shikojë nga afër investimin më të madh të bërë ndonjëherë në Shqipëri për menxhimin e mbetjeve.

Address

Kombinat
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when IEBV - Impianti i Përpunimit të Mbetjeve Tiranë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to IEBV - Impianti i Përpunimit të Mbetjeve Tiranë:

Share