04/06/2026
*Brishtësia e Arkitekturës në SHARE Architects Prishtina*
Në edicionin e sivjetmë të SHARE Architects Kosovo, Avatelier zgjodhi të prezantojë një qasje ndryshe ndaj projektimit dhe hapësirës. Në vend të imponimit apo forcës së arkitekturës, ne shpalosëm brishtësinë e saj dhe aftësinë për t’u shndërruar në një element dialogues.
Çdo projekt i yni u prezantua si një urë lidhëse me kontekstin dhe mjedisin që e rrethon.
Përmes një përthyerjeje të ndjeshme ndaj funksionit, treguam se si hapësira u përshtatet nevojave njerëzore pa humbur identitetin.
Ndërsa përzgjedhja e kujdesshme e materialeve dëshmoi përkushtimin tonë për të krijuar një arkitekturë të prekshme, organike dhe jetëgjatë.