23/10/2026
Sot, siguria merr ngjyrën rozë.
Në Matrix, siguria është prioritet çdo ditë. Kujdesi në kantier, parandalimi dhe përgjegjësia për njëri-tjetrin janë pjesë e përditshmërisë sonë.
Këtë Tetor Rozë, siguria na fton ta çojmë vëmendjen përtej kantierit. Te shëndeti ynë, te gratë që duam, te motrat, vajzat, bashkëshortet, koleget dhe çdo grua që meriton të kujdeset për veten.
Të mbrosh jetën do të thotë të informohesh, të mos i neglizhosh ndryshimet dhe të kryesh kontrollet e rekomanduara.
Ndërtojmë jetën duke i dhënë shëndetit vëmendjen dhe kujdesin që meriton.
Për veten. Për njëra-tjetrën. Për jetën.