Knauf Albania

Call Directions Website Contact the business

Knauf Albania Build on us.

Kur kërkesat e projektit janë të larta, kompanitë me përvojë zgjedhin Knauf Diamant.Diamant për mbrojtje nga zjarri:Në r...
24/10/2026

Kur kërkesat e projektit janë të larta, kompanitë me përvojë zgjedhin Knauf Diamant.

Diamant për mbrojtje nga zjarri:
Në rast zjarri, çdo sekondë është e rëndësishme. Knauf Diamant vonon përhapjen e zjarrit dhe nuk është i djegshëm – GKFI sipas DIN 18180, material ndërtimi i klasit A2.

Diamant për izolim të mirë:
Sistemet e gipsit që përdorin Diamant arrijnë një përmirësim prej 6–10 dB, me vlerë maksimale deri në 70 dB krahasuar me zgjidhjet standarde.

Diamant për stabilitet:
Goditje të rënda në anë ose ngarkesa të rënda nga lart –Knauf Diamant demonstron në mënyrë impresive sesa solid mund të jetë gipsi.

Diamant që kërkon rezistencë të lartë ndaj lagështirës:
Knauf Diamant është mbushur në përputhje me DIN 18180. Me vetitë e tij të ulëta të tkurrjes dhe bymimit, Diamanti i kërkon lidhjet me zgjerim vetëm çdo 15 m nga njëra tjetra. Është i papërshkueshëm nga uji kështu që mund të spërkatet pa problem me ujë në banjë.

Digjitalizimi i procesit të projektimit dhe zbatimit është thelbësor për eficiencën në kantier.Platforma MyKnauf u ofron...
23/10/2026

Digjitalizimi i procesit të projektimit dhe zbatimit është thelbësor për eficiencën në kantier.

Platforma MyKnauf u ofron arkitektëve, inxhinierëve dhe profesionistëve të ndërtimit qasje të drejtpërdrejtë në llogaritjet teknike, specifikimet e produkteve dhe certifikimet zyrtare të sistemit. Një mjet i integruar për optimizimin e çdo faze të projektit tuaj.
https://account.knauf.com/sq/register

Siguria nga zjarri nuk është thjesht një standard teknik, është një angazhim i vazhdueshëm për mbrojtjen e jetës dhe gar...
21/10/2026

Siguria nga zjarri nuk është thjesht një standard teknik, është një angazhim i vazhdueshëm për mbrojtjen e jetës dhe garantimin e qëndrueshmërisë strukturore afatgjatë.
Knauf Insulation pati kënaqësinë të merrte pjesë në , organizuar nga SFPE Albania. Përgjatë dy ditëve me ndikim, iu bashkuam ekspertëve të industrisë, inxhinierëve dhe autoriteteve për të shkëmbyer njohuri teknike mbi sistemet e izolimit jo-djegës dhe rolin kritik të lesh*t mineral në mbrojtjen pasive nga zjarri.
Një falënderim i sinqertë për organizatorët, folësit dhe pjesëmarrësit për diskutimet me vlerë dhe përkushtimin e përbashkët drejt një mjedisi të ndërtuar më të sigurt.

Izolimi i duhur termik dhe akustik nuk është thjesht një kosto ndërtimi, por një investim afatgjatë që rrit drejtpërdrej...
14/10/2026

Izolimi i duhur termik dhe akustik nuk është thjesht një kosto ndërtimi, por një investim afatgjatë që rrit drejtpërdrejt vlerën e pronës suaj në treg.

Përmes zgjidhjeve të certifikuara nga Knauf Insulation, ju mbroni muret nga lagështira, parandaloni amortizimin e strukturës dhe ulni kostot e energjisë vit pas viti. Garantoni cilësi, siguri dhe komoditet që zgjasin për breza me radhë.

👉 Investoni zgjuar në pronën tuaj: https://knauf.com/sq-AL/aplikimet/mure/mure-te-jashtme

Knauf Insulation. Build on us.

Çdo ndërtesë ka karakterin e vet dhe fasada luan një rol kyç në pamjen e saj. Linjat moderne, teksturat dekorative dhe m...
13/10/2026

Çdo ndërtesë ka karakterin e vet dhe fasada luan një rol kyç në pamjen e saj. Linjat moderne, teksturat dekorative dhe mundësitë e ndryshme të përfundimit krijojnë një shprehje arkitektonike të veçantë dhe mbresëlënëse.
Stili dhe funksionaliteti bashkohen në sistemet tona të fasadave, të certifikuara plotësisht, që përfshijnë zgjidhje si për fasadat kontaktuese ashtu edhe për ato të ventiluara. Të projektuara me një gamë të gjerë përfundimesh të jashtme, këto sisteme ju ndihmojnë të realizoni një fasadë tërheqëse, duke ofruar njëkohësisht edhe performancën që kërkohet.

Shtëpia juaj meriton të jetë komode në çdo stinë të vitit! ❄️☀️Izolimi cilësor nga Knauf Insulation punon pa ndërprerje ...
12/10/2026

Shtëpia juaj meriton të jetë komode në çdo stinë të vitit! ❄️☀️

Izolimi cilësor nga Knauf Insulation punon pa ndërprerje 365 ditë: ruan ngrohtësinë brenda gjatë muajve të ftohtë të dimrit dhe parandalon hyrjen e vapës gjatë ditëve të nxehta të verës.

Krijoni një ambient të shëndetshëm dhe me temperaturë ideale për familjen tuaj, ndërsa ulini ndjeshëm konsumin e energjisë.
https://knauf.com/sq-AL/kompetencat-tona/eficienca-e-energjise

Fasada është elementi ku performanca teknike takohet me dizajnin. Me zgjedhjen e sistemit dhe materialeve të duhura, mun...
10/10/2026

Fasada është elementi ku performanca teknike takohet me dizajnin. Me zgjedhjen e sistemit dhe materialeve të duhura, mund të arrihet një pamje tërheqëse, mbrojtje e besueshme e ndërtesës dhe vlerë afatgjatë.

Sistemi inovativ Urbanscape® për tarraca të gjelbra përdor një substrat me lesh mineral me peshë minimale dhe kapacitet ...
09/10/2026

Sistemi inovativ Urbanscape® për tarraca të gjelbra përdor një substrat me lesh mineral me peshë minimale dhe kapacitet të lartë të thithjes së ujit.
Kjo zgjidhje redukton ngarkesën e ujërave të shiut, ul efektin e ishullit termik në qytete dhe përmirëson performancën energjetike të ndërtesës.

Me ardhjen e vjeshtës, ndryshimet e menjëhershme të temperaturës dhe lagështira e lartë fillojnë të ndikojnë drejtpërdre...
06/10/2026

Me ardhjen e vjeshtës, ndryshimet e menjëhershme të temperaturës dhe lagështira e lartë fillojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në ambientet tona të brendshme.

Izolimi me Lesh Guri nga Knauf Insulation vepron si një mburojë mbrojtëse brenda murit, duke parandaluar humbjen e nxehtësisë dhe krijimin e lagështirës. Krijoni një mikroklimë me temperaturë konstante e të shëndetshme për familjen tuaj, përpara se të hyjnë ditët e ftohta.

👉 Përgatitni shtëpinë tuaj sot:https://knauf.com/sq-AL/aplikimet/mure/mure-te-jashtme

Knauf Insulation. Build on us.

Address

Jeronim De Rada
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 07:30 - 16:00
Tuesday 07:30 - 16:00
Wednesday 07:30 - 16:00
Thursday 07:30 - 16:00
Friday 07:30 - 13:30

Telephone

0692060493

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Knauf Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Knauf Albania:

Share