ME NJE VENDOSJE PANORAMIKE TE PERKRYER PRANE LIQENIT TE FARKES..NEN VIGJILJEN E NJE NATYRE TE BLERTE DHE AJRI TE PASTER JU BENI ZGJEDHJEN E DUHUR PER NJE JETESE KOMODE Kompleksi ndodhet mbi nje koder natyrale te karakterizuar nga ajri i paster, mikroklime e shkelqyer dhe me shume diell, qe I jep avantazhin te kete pamje panoramike mbi qytetin e Tiranes, malin e Dajtit si dhe liqenin e Farkes. Kjo
pamje, per shkak te ketij pozicionimi nuk mund te zihet asnjehere. Infrastruktura e zones ne te cilen ndodhet kompleksi eshte e ngritur dhe rruga per te vajtur atje eshte ne nje zone pa trafik te renduar. Qe nga lindja e diellit e deri ne perendimin e tij, "Kompleksi Tirana Relax" eshte i ekspozuar ndaj nje peisazhi shume te vecante. Ne e kemi gjetur natyren dhe ne formen me te bukur jua kemi sjelle ate brenda ne shtepi. Nje projekt i nderthurur me natyren
Projekti eshte realizuar nga nje studio projektimi serioze, e suksesshme, me shume eksperience ne fushen e projektimit te ndertimeve civile (banesave) shoqerore dhe industriale. Stafi realizues eshte nje grup inxhiniero - teknik i kualifikuar ne perberje te te cilit ka inxhiniere te te gjitha specialiteteve.
10-15 min nga qendra e Tiranes
30 min nga aeroporti nderkombetar “Nene Tereza”
Kompleks i standardeve bashkekohore
Çdo godine ka parkim nentokesor, nje kat njesi tregtare, kater kate banim dhe nje kat papafingo. Verandat e njesive tregtare te cilat jane ne sherbim te komunitetit, bejne lidhjen organike te tre godinave me njera tjetren. Kjo lidhje shoqerohet me gjelberim. Ambienti rreth godinave do te jete I gjelberuar me peme dekorative dhe frutore, bimesi te shkurter dhe kende shlodhjeje. Nga 3786 m2 qe eshte siperfaqja e prones ne te cilen ne ndertojme, rreth 2200 m2 jane siperfaqe te gjelberuar, me gjelberim te madhesive te ndryshme, dhe siperfaqe te tjera ne sherbim te komunitetit. Kompleksi eshte i diellezuar, ne nje zone te qete, larg smogut dhe zhurmave te Tiranes karakter te cilin kompleksi e ka ruajtur, e ka mbrojtur dhe e ka permisuar nepermjet pemeve, siperfaqeve te gjelberta te mbjella ne taracat dhe ambjentet rreth saj. Arkitektura dhe konstruksioni i objektit jane nder me te veçantat ne rajon dhe me gjere. "Kompleksi Tirana Relax" i konceptuar si nje komunitet ne periferi te Tiranes me objekte te ulta ( 5 kateshe ) ku i vihet shume rendesi ambjenteve te gjelberuara eshte i vetmi i ketij lloji ne Shqiperi. Ne te gjitha ambientet qe qe nga njesite tregetare e deri tek verandat e taracave eshte ndertuar qe ne strukture nje bordure (vazo betoni) e mbjelle me bimesi te ndryshme. Unaza e madhe e Tiranes do te kaloje 200-250 m larg objektit duke I dhene akses per levizje te shpejta, si dhe duke I ruajtur intimitetin e zones si dhe distancen e nevojshme per te mos u shqetesuar nga zhurmat e qarkullimit te rrugeve te medha. Kompleksi do te kete akses per hyrje dalje ne kete unaze, e cila tashme ka filluar punimet. Apartamentet "Kompleksit Tirana Relax", jane projektuar te gjitha me karakteristika te vecanta nga njera tjetra, duke iu dhene mundesine e zgjedhjes te gjitha kerkesave te klienteve. Pjesa me e madhe e tyre jane te kompozuara si mini vila, ku secila prej tyre ka privatesine e vet, me nje ballkon, verande apo tarace te gjelberuar, qe eshte e barazvlefshme me oborrin e nje vile. Apartamentet ne shumicen e tyre i kane banjat me ndricim dhe ajrim natyral. si dhe ofrojne te pakten dy nga tre pamjet qe te ofron kompleksi. Kompleksi ka apartamente per te gjitha mundesite dhe shijet e klienteve. Apartamente (1+1) me siperfaqe qe variojne nga 64.4 m2 deri ne 71.8 m2; apartamente (2+1) me siperfaqe qe variojne nga 89 m2 deri ne 120.8 m2 si dhe apartamente (3+1), te cilat jane apartamente qe zhvillohen ne dy kate (duplexe) dhe jane te trajtuara si vila me veranda te medha, me dy ose tre banja etje etj. Ambientet e ndejtjes dhe dhomat e gjumit , ne varesi te kerkesave te klienteve mund te jene me parket laminat ose pllaka. Vetratat dhe dritaret e apartamenteve jane te gjitha me grila te montuara ne murature si dhe me dopio xham. Per te mos humbur pamjen qe te dhuron peisazhi dimensionet e dritareve dhe vetratave jane mjaft te medha. Vetratat e medha kane mundesine e komandimi elektrik. Ne te gjitha apartamentet do te shtrohen linjat per te dy sistemet e ngrohjes dhe ftohjes. Te gjitha banjat i kane pajisjet hidrosanitare te sistemit inkaso. Fasada e objektit do te jete me sistemin kapote, pra me termoizolim qe ben te mundur ekonomizimin e energjise per ngrohje ftohjen e apartamentit
Ju nuk blini thjesht nje apartament, por investoni
ne menyre te zgjuar per te ardhmen tuaj. Sh*tjet kane filluar.