Valona Konstruksion

Valona Konstruksion "Marina Bay" do te jetë një residencë luksoze, private e dedikuar për banorët e saj per me shume kliko http://valonakonstruksion.com/marina-bay/

“Valona Konstruksion” shpk është një kompani e fokusuar në investimet infrastukturore, kryesisht në ndërtimet civile. Themeluar në vitin 2001. “Valona Konstruksion” është një nga kompanitë kryesore zhvilluse të ndërtimeve civile në zonën në të cilën ushtron aktivitetin e saj. Ne investojmë në tregje cilësisht, jo vetëm duke ndërtuar produktet, por mbi të gjitha duke krijuar dhe ndjekur standarte.

Ndërtimet tona janë në zonat më të mira.Në 5 vjecarin e fundit Valona Konstruksion ka ndërtuar dhe është në proces ndërtimi të rreth 60000 ( gjashtëdhjetëmijë) m2 ndërtime. Ne kemi zgjedhur dhe i qëndrojmë fort jo vetëm ndërtimit si proces por dhe integrimit dhe funksionalitetit të tij. Për këtë ne kemi krijuar departamentin e Administrim-Mirëmbajtjes. Cdo projekt i përfunduar nga Valona Konstruksion administrohet nga departmenti i administrimit duke qenë gjithnjë në kushtet e tij optimale. Ne po krijojmë një frymë të re ndërtimi të përgjegjshëm në zonat ku operojmë. Kjo është një siguri dhe një vlerë më tepër në investimin që bëjnë klientët tanë. Vizioni ynë krijon cilësinë
Vizioni i kompanisë tonë është që të jemi kompania lider në tregun shqiptar, partnerë të besuar për të ofruar shërbime, të dëgjojmë dhe të kuptojmë cfarë është më e rëndësishmja për klientin tonë, në mënyre që të përmirësojmë shërbimet tona, të përmbushim nevojat dhe të tejkalojmë pritshmëritë. Ne kemi zgjedhur dhe i qëndrojme fort jo vetëm ndërtimit si proçes, por dhe integrimit dhe funksionalitetit të tij. Çdo projekt i përfunduar nga ne administrohet dhe menaxhohet nga ne duke qënë gjithnjë në kushtet e tij optimale. Ne i qëndrojmë besnikërisht cilësisë. Kemi zgjedhur një target elitar klientësh duke prodhuar produkte të cilat tipar kryesor kanë cilësinë dhe garancinë. Siguri për Klientët
Pasuritë e paluajtshme të ndërtuara nga kompania jonë janë një investim i mire dhe i sigurt për klientët dhe bashkëpunëtoret tanë, jo vetëm për shkak të vendndodhjes por edhe funksionalitetit dhe seriozitetit të projektimit dhe funksionimit. Administrimi dhe investimi konstant për mirëmbajtjen e veprave të ndërtuara nga ne, shmang amortizimin dhe bën të mundur zhvillimin cilësor të veprimtarive jetësore në projektet tona. Të gjitha këto garantojnë rritjen e vazhdueshme të vlerës së pasurisë së klientëve tanë. Ne prodhojmë dhe ndërtojmë komunitete jo vetëm ndërtesa. Ne secilën nga veprat tona, fqinjësia e mirë, përzgjedhja dhe kujdesi në marrëdhëniet ndërmjet klienteve e bashkëpunëtorëve, si dhe rregullimi i mbarëvajtjes së bashkëpronësisë dhe bashkëjetesës me kontrata paraprake të bazuara në ligj, janë parime udhëheqëse të Valona Konstruksion. Minimizojmë burokracinë
Duke filluar nga negociatat paraprake e deri tek procesi i administrimit përballë klientëve janë personat që realisht kanë pergjegjsitë të vendosin për problematikat dhe të japin zgjidhjet adekuate. Në vitin 2003 ne u pajisëm dhe sollëm të parët në Shqipëri teknologjinë e ndërtimit me pilota. Ne jemi të pajisur me mjetet e nevojshme për ta kryer këtë proces si Sonda, Vibrator, Këmisha, të madhësive markave dhe llojeve të ndryshme. Në bashkëpunim me firma te tjera ne kemi realizuar projekte të tilla si: Rinovimi dhe zgjerimi i Portit të Vlorës, Rinovimi i pontilit të Armo Sha, Ndërtimi i depozitave të gazit në Durrës, ndërtimi i magazinave të Deka dhe shumë ndertime të tjera civile. Ndërtimi i rrugëve dhe rinovimi i tyre. Disa herë kemi qënë fitues të prokurimeve publike duke marë përsipër dhe realizuar projekte të tilla si rinovime të akseve rrugore por dhe ndërtimin dhe hapjen e akseve të reja. Rinovimi dhe mirëmbajtja e aksit rrugor Vlorë-Fier dhe pjesëve të vecanta të kësaj rruge. Ndërtimi dhe hapja e rrugës Vlorë –Selenicë, ndërtimi i pontilit të Armo, etj
Disa nga projektet tona në këtë fushë janë:

Address

Rruga Nacionale Vlore-Sarande Prane Rezidences Qeveritare
Vlorë

Telephone

+355682094948

Products

Valona Konstruksion nepermjet objekteve te saj ofron ambjente biznesi, sherbimesh dhe ambjente banimi, rezidenca luksoze ne bregdetin e mrekullueshem te Vlores.
Ambjente te cilat mund te blihen apo te merren me qera.

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Valona Konstruksion posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Valona Konstruksion:

Share