Zyra e Pensioneve

Zyra e Pensioneve Zyra e Pensioneve - Zvicer

TË NDERUAR PENSIONISTË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËSDuke parë sulmet e perditshme nga Portalet, Studiot e ndryshme televizive...
28/12/2024

TË NDERUAR PENSIONISTË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Duke parë sulmet e perditshme nga Portalet, Studiot e ndryshme televizive dhe nga Analist e Gazetarë qe nuk kan dijeni per cfare flasin, e shof te rruges tju j*p nji sqarim lidhur me Pensionet me shprese që keto sulme të ndalen pasi mundohen të denigrojnë Pensionistin Kosovare pa asnji aresye te vetme.

Së pari, Pensioni i moshes është e Drejta Juridike dhe Sociale e çdo shtetasi. Drejtësia sociale dhe mbrojtja e mirëqenies së qytetarëve janë parime themelore të çdo shteti demokratik. Në këtë kuadër, e drejta për të marrë pension është një e drejtë kushtetuese, e cila duhet të respektohet dhe ti jipet me rastin e arritjes së moshës pa dallim, pavarësisht nga vendndodhja aktuale e individit.

Pensionistët që jetojnë jashtë shtetit, por që kanë shtetësinë e shtetit apo të shteteve të caktuara, kanë të drejtë të marrin pensionin e merituar nga keto shtete. Pensioni bazik në Kosovë është aq i ulët saqe nuk mjafton as për së afërmi për të plotësuar kërkesat e pensionistëve. Skemat e Pensioneve në Kosovë duhet të reformohen sa më parë pasi janë krijuar të tilla që nuk perkojnë aspak me shtetet e rajonit as me nji forme bazike mbi pensionet. Pensioni eshte nji lloj sigurimi i gjeneratave.

Poqese pensionisti kosovar merr 120 Euro në muaj dihet që kjo shumë nuk mjafton për mbulimin e qerase e lere me veshmbathja, ushqimi, koha e lire apo trajtimi mjekësorë. Poqese nji pensionisti i duhen per shembull 600 Euro në muaj per plotesimin e kerkesave te tija bazike atehere 480 Euro duhet ti marr nga shteti si te ardhur shtese. Keto te ardhura shtese (plotësuese) duhet ti jipen vetem atyre qe jan rezident (banues) ne Kosovë dhe atyre që nuk kan pasuri. Ata qe kan pasuri nuk duhet marre këto te ardhura shtese kurse ate bazik duhet marre dhe ju takon.

Ndryshimi i Ligjit mbi Pensionet ku pensionisti obligohet çdo gjashte muaj të lajmrohet ke trusti është diskriminues, në të gjitha shtetet demokratike dhe moderne ky afat kohor është nji veçar. Familjet e pensionistit me rastin e vdekjes se Pensionistit do lajmrojnë Trustin dhe do behet ndërprerja e pensionit.

Diskutimet e ndryshme neper studiot televizive apo shkrimet neper portale e gjetiu kur thuhet qe nuk eshte e drejte te marr te njejtin pension si une qe kam punuar 40 vite sikurse bujku "që nuk ka punuar kurrë" per mendimin tone jane shume fyese ndaj bujqve apo kategorive tjera të personave të cilet per aresye te ndryshme nuk kann stazhin e duhur per pension kontribues.

Sikurse pensionisti qe ka punu 40 vite dhe ka stazh pune te njejtin pune e ka bere edhe bujku edhe kategorite tjeta dhe shpenzimet ne fund te muajit jane te njejta dhe duhet ti ken te ardhurat e njejta. Per me teper bujku me angazhimin e tij ka punuar pothuaj gjithmone per te mbijetuar, kurse keta «të pseudoshkolluarit» qe kan 40 vite stazh dhe fyejne bujkun pa ndalur gjate jetes se tyre kan patur mundesin të kursejnë dhe te krijojnë nji pasuri qe sot ne moshen e pensionit mos te jene fare te varur nga pensioni.

Ne ketë kuptim i UROJ PENSIONISTIT KOSOVAR TA GEZOJ ME SHNET PENSIONIN e mos ju hidheroni atyre sepse aq dijne ata.

Refuzimi apo Pranimi i  një Trashëgimie – Specifikat për ZvicërPse dikush duhet të refuzojë një trashëgimi?Kushdo që tra...
26/08/2024

Refuzimi apo Pranimi i një Trashëgimie – Specifikat për Zvicër

Pse dikush duhet të refuzojë një trashëgimi?

Kushdo që trashëgon nuk trashëgon vetëm pasurinë, por edhe borxhet e të ndjerit. Nëse borxhet janë më të larta se asetet, trashëgimia është një propozim humbës. Në raste të tilla ia vlen të refuzohet trashëgimia.

A mundet çdo trashëgimtar të refuzojë trashëgiminë?

Po. Askush nuk është i detyruar të pranojë një trashëgimi. Nuk ka rëndësi pse trashëgon. Kjo mund të jetë për shkak të ligjit (farefisnisë) ose testamentit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni ne www.zyraepensioneve.com

Si e dini nëse një trashëgimi është e ngarkuar me borxhe?

Kontrolloni me zyrën e taksave dhe të afërmit tuaj dhe personat e kontaktit. Kushdo që nuk është i sigurt mund të kërkojë një inventar publik. Pasuritë dhe detyrimet e aseteve të të ndjerit renditen më pas zyrtarisht. Në varësi të rezultatit, atëherë mund të refuzoni trashëgiminë.

06/08/2024

Shkruan: Shani ASLLANI – Studio Ligjore – Zvicër, 06. Gusht 2024

Refuzimi apo Pranimi i një Trashëgimie – Specifikat për Zvicër

Pse dikush duhet të refuzojë një trashëgimi?

Kushdo që trashëgon nuk trashëgon vetëm pasurinë, por edhe borxhet e të ndjerit. Nëse borxhet janë më të larta se asetet, trashëgimia është një propozim humbës. Në raste të tilla ia vlen të refuzohet trashëgimia.

A mundet çdo trashëgimtar të refuzojë trashëgiminë?

Po. Askush nuk është i detyruar të pranojë një trashëgimi. Nuk ka rëndësi pse trashëgon. Kjo mund të jetë për shkak të ligjit (farefisnisë) ose testamentit.

Si e dini nëse një trashëgimi është e ngarkuar me borxhe?

Kontrolloni me zyrën e taksave dhe të afërmit tuaj dhe personat e kontaktit. Kushdo që nuk është i sigurt mund të kërkojë një inventar publik. Pasuritë dhe detyrimet e aseteve të të ndjerit renditen më pas zyrtarisht. Në varësi të rezultatit, atëherë mund të refuzoni trashëgiminë.

A jeni i detyruar të refuzoni një trashëgimi edhe nëse trashëgimia është dukshëm e ngarkuar me borxhe?

Jo. Nëse i ndjeri ishte dukshëm i ngarkuar me borxhe, autoritetet nisen nga fakti që trashëgimtaret heqin dorë nga trashëgimia. Në këtë rast, trashëgimtaret madje duhet të deklarojë shprehimisht nëse ata ende dëshirojnë të pranojnë trashëgimin gjegjësisht masën trashëgimore.

Si bëhet heqja dorë nga trashëgimia?

Heqja dorë nga trashëgimia preferohet të bëhet me shkrim nga trashëgimtaret. Se cili autoritet është përgjegjës për të zhvilluar procedurat e trashëgimisë në Zvicër, kjo ndryshon nga kantoni në kanton. Informacionet lidhur me kompetencen mund të mirren në Gjykaten e Qarkut.

Cilat janë afatet per refuzimin e trashëgimisë. A duhet të respektoj një afat për refuzimin?

Po. Heqja dorë duhet të deklarohet brenda tre muajve nga dijenia për vdekjen e trashëgimlënësit ose për disponueshmërinë e inventarit publik.

Cilat janë pasojat e refuzimit të një trashëgimie?

Secili person që refuzon trashëgiminë nuk merr asgjë nga pasuria – d.m.th. as para dhe as sende të tjera me vlerë, gjithashtu nuk do të jetë përgjegjës për borxhet e të ndjerit.

A duhet të deklarohet shprehimisht jo vetëm heqja dorë nga trashëgimia, apo edhe pranimi i trashëgimisë?

Jo kjo nuk është e nevojshme. Pasardhësit bëhen automatikisht trashëgimtar në kohën e vdekjes së trashëgimlënësit.

Kush janë trashëguesit nëse disa nga ta refuzojnë trashëgimin?

Trashëgimtarët e ardhshëm ligjorë zënë vendin e personit që refuzon trashëgiminë. Nëse, për shembull, djali i të ndjerit heq dorë nga trashëgimia, trashëgimia do t’u kalojë fëmijëve të tij. Nëse nuk ka trashëgimtarë të tjerë, trashëgimia likuidohet zyrtarisht.

Çfarë ndodh me një bilanc pozitiv të trashëgimisë pas likuidimit zyrtar të trashëgimisë?

Nëse diçka mbetet pas likuidimit të trashëgimisë së dekujusit, kjo pjesë e pasurisë shkon te trashëgimtarët pavarësisht se është refuzuar.

10/04/2024
Zyra e Pensioneve që nga themelimi i saj më 1998 ofron shërbime profesionale për të siguruarit, që kan punuar ne Zvicer,...
08/04/2024

Zyra e Pensioneve që nga themelimi i saj më 1998 ofron shërbime profesionale për të siguruarit, që kan punuar ne Zvicer, Gjermani, Austri, Francë apo shtete tjera të Europës dhe mundësin e informimit mbi skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore në këto shtete.

Na kontaktoni dhe informohuni per mynyren e realizimit te drejtes suaj te pensionit ne keto shtete.

Na kontaktoni
📞 0041 52 721 33 44
📧 [email protected]
📲Whatsapp/Viber: 00383 44 937 700

✓ Pensioni e drejta juaj juridike dhe sociale. ✓ Kerkoni pension pleqerije, invaliditeti apo pension familjar. ✓ Zyra e pensioneve Zvicer!

09/09/2022

TAGGELDVERSICHERUNG – LOHNAUSFALL ABSICHERN

Allzu oft wissen wir nach einem Unfall oder einer Krankheit nicht richtig, das uns ein Lohnausfall droht.

Mit einer Taggeldversicherung gleichen Sie diesen Lohnausfall aus.
Dank den Taggeld-Zahlungen haben Sie weiterhin ein Einkommen, mit dem Sie Ihren Lebensunterhalt bestreiten und Ihre Existenz sichern können.

Welche Leistungen sind versichert?

Erwerbsausfall- / Lohnausfall-Taggeld

Vereinbartes Taggeld
Von Taggeldleistungen profitieren Sie im Nachgang zu den Leistungen von Sozialversicherungen – einschliesslich freiwillige Taggeldversicherung nach KVG – und Versicherungen gemäss BVG.

Bei nachgewiesenem Lohnausfall erhalten Sie ein Taggeld in der von Ihnen gewählten Höhe, sobald die vereinbarte Wartefrist abgelaufen ist. Die Dauer der Taggeldzahlung wählen Sie bei Vertragsabschluss.

Voraussetzungen:

- Ihre Arbeitsunfähigkeit beträgt mindestens 25%.
- Ein ärztliches Zeugnis bescheinigt Ihre Arbeitsunfähigkeit.
- Sie können Ihren Erwerbsausfall nachweisen.
- Sie melden Ihrem Krankenversicherer der Helsana-Gruppe die Arbeitsunfähigkeit innerhalb der in den Versicherungsbedingungen aufgeführten Fristen. Andernfalls besteht der Anspruch auf Leistungen frühestens ab Eingang Ihrer Meldung.

Für wen ist das sinnvoll?

Arbeit nehmende, welche die minimalen gesetzlichen Leistungen des Arbeitgebers bei Arbeitsunfähigkeit ergänzen möchten.
Selbstständig erwerbende, die während einer Arbeitsunfähigkeit ihren Lohnausfall abfedern möchten, um weiterhin den Lebensunterhalt finanzieren zu können.
Mit der Taggeldversicherung schliessen Sie diese finanzielle Lücke und sichern so Ihre Existenz.

01/07/2022

# Tërheqja e parave nga Trusti - lerëni e mos i prekni! #
«Nëse doni të ngroheni në pleqëri, duhet bëni nji shporet në rini» Fjalë e Urtë

Kohët e fundit po flitet për krijimin e nji baze ligjore për t’ju dhënë mundësinë kontribuesve të tërheqin një pjesë të kursimeve pensionale nga Trusti Shteteror i Republikës së Kosovës.
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) është institucion publik i pavarur dhe jo fitimprurës, i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Në këtë Fond secili kontribuues kursen për pension në një llogari personale.
Administrimi i këtyre llogarive individuale është nën kontrollin e shtetit, kurse të hollat e kursyera u takojnë kontribuuesve / të siguruarve.
Edhepse ka alternativa tjera që do të mundësonin zbutjen e krizës qe ka kapluar vendin dhe regjionin, opozita e sidomos PDK - ja përkrah tërheqjen e kursimeve pensionale deri në 30%-sh*t dhe kerkojnë përgatitjen teknike për implementim e për këtë nismë dhe implementim si duket janë shprehur edhe partit tjera opozitar dhe kanë rënë plotësisht dakord.

Shtrohet pyetja nëse PDK-ja por edhe parti tjera opozitare ka në rradhët e tyre ndonjë specjalist të kësaj fushe i cili do të spjegonte e qartësonte këtë çështje dhe tua bej me dije krereve politikë të kësaj partie, kështu ata nuk do dilnin me propozime që janë jashtë çdo logjike e principi për skemat e pensioneve.
Apo është kjo ndoshta për një inate politikq që opozita ka me qeverin?
Sidoqe te jetë çështja e Trustit dhe kursimeve pensionale është një gjë qe na perket të gjithëve.
Parimi i parë i skemave të pensioneve duhet të jetë solidariteti ndërmjet gjeneratave.

"Skemat e Pensioneve janë sigurime shoqërore të garantuara nga shteti mbi bazën e parimit të solidaritetit e vazhdimsisë së brezave ku të gjithë personat e punësuar derdhin kontribute deri në një moshë të caktuar, për të mbeshtetur e siguruar të ardhura për personat e moshuar si dhe persona të sëmur, ata që kanë nevoj për kujdes, aksidentet në punë, sëmundjet profesionale, papunësia, aftësia e reduktuar për të fituar, pleqëria dhe vdekja) përballohen bashkërisht nga të gjithë personat e siguruar".

Duke qenë që kjo çështje është tërësisht politike, përfaqësuesit e Trustit nuk kanë munësi të parandalojnë një gjë të tillë. Gjithashtu për investimet dhe menaxhimin e këtyre të hollave besoj që trusti do ketë konsultuar specialistët e vetë apo të jashtëm.

E nëse kjo nismë do të ndihmoj për tejkalimin e situatës së rëndë ekonomike-sociale në vend, mbetet të shifet. Specialistët e fushës thonë që duke marrë parasysh nevojën për mjete financiare dhe kërkesën për rimëkëmbje ekonomike, hyrja në qarkullim e këtyre mjeteve do të ndikonte në përmirësimin e situatës ekonomike, këta nuk përmendin pasojat që terheqja e parakohshme e këtyre mjeteve ka për kontribuspaguesit.

Këtë nuk e konteston askush por a do zgjidhet problemi me këtë kjo është e paparashikuar dhe askush nuk mund ta thotë me siguri. Këto të holla do ju mungojnë të siguruarve në vitet e mëvonëshme e sidomos atyre qe së shpejti arrijnë moshën e pensionit të pleqërisë.

Duhet ta kemi parasyshë që këto janë të holla që i përkasin Shtyllës së Parë të Skemave të Pensioneve dhe në shtetet moderne me një sistem të avancuar social dhe pensional nuk lejohet fare marrja ne forme kapitali e ketyre kontributeve, e aq më pak pa arritur moshën e pensionit, pasi ky fond shërben për sigurimin e egzistencës së të siguruarit – shtetasit, është sigurim i gjeneratave.

Disa shtete ballkanike lejojnë vetëm terheqjen e nji perqindje në formë kapitali kurse pjesa tjetër duhet të paguhet në formë pensioni mujorë e gjithe kjo behet kur i siguruari ka arritur moshen e daljes ne pension. Nëse këto kontribute mund/duhen të terhiqen në formë pensioni mujorë apo kapitali duhet vendosur pasi të siguruarit të arrijnë moshën e pleqërise.

Ne mendojmë që Shteti i Kosovës duhet të gjej alternativa tjera për rimëkëmbjen e ekonomisë për shkak të krizës së përgjithshme ekonomike në mynyrë që këto kontribute kurrsesi të mos preken. Të hollat që kontributpaguesti i kanë të kursyera dhe menaxhohen nga trusti janë të dedikuare për qëllime të caktuara dhe kurrsesi nuk duhet lejuar të tërhiqen, kështu është plotësisht me vend qëndirmi i Qeverisë së Republikës së Kosovës në Krye me Kryeministrin Albin Kurti që këto të holla të mos preken.

Për të siguruar mbarevajtjen e Trustit Pensional të Kosovës, kërkohen hapa dhe masa të guximshme që shkojnë përtej rritjes së kontributeve, punedhënës – punëmarrës apo edhe të rritjes TVSH-së, si dhe ngritjes së moshës së daljes në pension apo përmes intervenimit të Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës për konsolidimin e Trustit Pensional të Kosovës.

Shpresojmë që opozita të heq dorë nga ky veprim i cili padyshim do ndikoj negativisht në gjendjen e bilancit të kontribuuespaguesve kosovarë. Vete ne te siguruarit do pendohemi rende per nji veprim te tille, andaj te heqim dore nga Peticionet e cdo iniciative qe prek kontributet qe kemi ne trustin kosovare.

01/05/2022

# Tërheqja e parave nga Trusti - lerëni e mos i prekni!

Kohët e fundit po flitet për krijimin e nji baze ligjore për t’ju dhënë mundësinë kontribuesve të tërheqin një pjesë të kursimeve pensionale nga Trusti Shteteror i Republikës së Kosovës.
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) është institucion publik i pavarur dhe jo fitimprurës, i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Në këtë Fond secili kontribuues kursen për pension në një llogari personale.
Administrimi i këtyre llogarive individuale është nën kontrollin e shtetit, kurse të hollat e kursyera u takojnë kontribuuesve / të siguruarve.
Edhepse ka alternativa tjera që do të mundësonin zbutjen e krizës qe ka kapluar vendin dhe regjionin, opozita e sidomos PDK - ja përkrah tërheqjen e kursimeve pensionale deri në 30%-sh*t dhe kerkojnë përgatitjen teknike për implementim e për këtë nismë dhe implementim si duket janë shprehur edhe partit tjera opozitar dhe kanë rënë plotësisht dakord. Shtrohet pyetja nëse PDK-ja ka në rradhët e saj ndonjë specjalist të kësaj fushe i cili do të spjegonte e qartësonte këtë çështje dhe tua bej me dije krereve politikë të kësaj partie, kështu ata nuk do dilnin me propozime që janë jashtë çdo logjike e principi për skemat e pensioneve. Apo është kjo ndoshta për një inat politik që opozita ka me qeverin? Sidoqe te jetë çështja e Trustit dhe kursimeve pensionale është një gjë qe na perket të gjithëve.

Parimi i parë i skemave të pensioneve duhet të jetë solidariteti ndërmjet gjeneratave.

"Skemat e Pensioneve janë sigurime shoqërore të garantuara nga shteti mbi bazën e parimit të solidaritetit e vazhdimsisë së brezave ku të gjithë personat e punësuar derdhin kontribute deri në një moshë të caktuar, për të mbeshtetur e siguruar të ardhura për personat e moshuar si dhe persona të sëmur, ata që kanë nevoj për kujdes, aksidentet në punë, sëmundjet profesionale, papunësia, aftësia e reduktuar për të fituar, pleqëria dhe vdekja) përballohen bashkërisht nga të gjithë personat e siguruar".

Duke qenë që kjo çështje është tërësisht politike, përfaqësuesit e Trustit nuk kanë munësi të parandalojnë një gjë të tillë. Gjithashtu për investimet dhe menaxhimin e këtyre të hollave besoj që trusti do ketë konsultuar specialistët e vetë apo të jashtëm.
E nëse kjo nismë do të ndihmoj për tejkalimin e situatës së rëndë ekonomike-sociale në vend, mbetet të shifet. Specialistët e fushës thonë që duke marrë parasysh nevojën për mjete financiare dhe kërkesën për rimëkëmbje ekonomike, hyrja në qarkullim e këtyre mjeteve do të ndikonte në përmirësimin e situatës ekonomike, këta nuk përmendin pasojat që terheqja e parakohshme e këtyre mjeteve ka për kontribuspaguesit.
Këtë nuk e konteston askush por a do zgjidhet problemi me këtë kjo është e paparashikuar dhe askush nuk mund ta thotë me siguri. Këto të holla do ju mungojnë të siguruarve në vitet e mëvonëshme e sidomos atyre qe së shpejti arrijnë moshën e pensionit të pleqërisë.
Duhet ta kemi parasyshë që këto janë të holla që i përkasin Shtyllës së Parë të Skemave të Pensioneve dhe në shtetet moderne me një sistem të avancuar social dhe pensional nuk lejohet fare marrja ne forme kapitali e ketyre kontributeve, e aq më pak pa arritur moshën e pensionit, pasi ky fond shërben për sigurimin e egzistencës së të siguruarit – shtetasit.
Disa shtete ballkanike lejojnë vetëm terheqjen e nji perqindje në formë kapitali kurse pjesa tjetër duhet të paguhet në formë pensioni mujorë. Nëse këto kontribute mund/duhen të terhiqen në formë pensioni mujorë apo kapitali duhet vendosur pasi të siguruarit të arrijnë moshën e pleqërise.
Ne mendojmë që Shteti i Kosovës duhet të gjej alternativa tjera për rimëkëmbjen e ekonomisë për shkak të krizës së përgjithshme ekonomike në mynyrë që këto kontribute kurrsesi të mos preken. Të hollat që kontributpaguesti i kanë të kursyera dhe menaxhohen nga trusti janë të dedikuare për qëllime të caktuara dhe kurrsesi nuk duhet lejuar të tërhiqen, kështu ne përkrahim plotësisht qëndirmin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në Krye me Kryeministrin Albin Kurti që këto të holla të mos preken.
Për të siguruar mbarevajtjen e Trustit Pensional të Kosovës, kërkohen hapa dhe masa të guximshme që shkojnë përtej rritjes së kontributeve, punedhënës – punëmarrës apo edhe të rritjes TVSH-së, si dhe ngritjes së moshës së daljes në pension apo përmes intervenimit të Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës për konsolidimin e Trustit Pensional të Kosovës.
Shpresojmë që opozita të heq dorë nga ky veprim i cili padyshim do ndikoj negativisht në gjendjen e bilancit të kontribuuespaguesve kosovarë.

02/04/2022

Asllani - Law Office – Winterthur / Zvicër
Njoftim lidhur me Tatim - Taksat

Të nderuar Klientë, Partnerë Afarist, Zonja dhe Zotërinje

Çdo vit tatimpaguesit në Zvicër i dhurojnë shtetit të holla duke paguar me shumë tatim se sa duhet. Në fillimin e çdo viti kalendarik pranojmë formularët e tatimit nga Adminstrata Tatimore (Steueramt).

Zyra jonë Asllani – Law Office në Winterthur që nga viti 1998 ofron ndihmë profesionale lidhur me çështjen e tatim taksave në Zvicer duke marrë përsipër çështjen tuaj të tatimit edhe procedurën e kontrollimit dhe të ankesës së mundshme per Persona Privat dhe Biznese me vendbanim në Zvicër.

Ju falenderojme per besimin tuaj.

Asllani - Law Office

lic. iur. Shani ASLLANI Tel. 052 721 33 44

21/03/2022

rückt näher

Wer seine Steuererklärung für das Jahr 2021 noch abgeben muss, hat nicht mehr lange Zeit. Die Abgabefrist läuft am 31. März ab.

Wer es nicht schafft, die Steuererklärung rechtzeitig abzugeben, weil zum Beispiel noch Unterlagen fehlen, kann beim Steueramt einen formlosen Antrag auf Fristverlängerung stellen.

Bei Fragen zögern Sie nicht uns zu Kontaktieren!
Kontakt: 052 721 33 44
Asllani – Law Office
Marktgasse 28
8400 Winterthur.

07/03/2022

Tatim Taksat në shtetin Helvetik (Zvicer)
Si funksionon Tatimi në Burim në Zvicër?

Të gjithë tatimpaguesit e huaj që jetojnë dhe punojnë në Zvicër qe nuk kan shtetesin zvicerjane apo jane rezident te kategorive te caktuara duhet të paguajnë taksat dhe ketye u zbritet tatimi nga paga pas nji sqarimi paraprak me Administraten Tatimore në përputhje me rrethanat dhe veprimtarin qe ata ushtrojne. Tatimi në Burim ështe një çështje që meriton shumë kujdes. Për këtë arsye Studio Ligjore - Asllani në Zvicër ofron përgjigje në shumë pyetje të rëndësishme në lidhje me tatimin e të huajve në Zvicër e në mynyrë të veçantë në lidhje me Tatimin në Burim.

Si funksionon Tatimi në Burim?

Të huajt me leje qëndrimi B ose L në Zvicër duhet të paguajnë Tatim në Burim. Në këtë rast, punëdhënësi i zbret punëtorit tatimin direkt nga paga dhe nuk ka kosto shtesë për punëtorin e huaj. Me kete zbritje mbulohen të gjitha detyrimet tatimore, me kusht që të ardhurat bruto vjetore të jenë më të ulëta se 120,000 franga.


A mund të kërkohet zbritje shtesë për tatimin në burim?

Është e mundur - pavarësisht nivelit të tyre të të ardhurave dhe pasurisë - për të aplikuar për një të ashtuquajtur korigjim të Tatimit në Burim. Kështu që një sasi të caktuar të Tatimit në Burim do ti kthehet tatimpaguesit. Kjo është e mundur nëse zbatohet të paktën një nga të mëposhtmet:

• Nëse kontribuoni në shtyllën 3a
• Nëse blini kontribute në shtyllën e dytë
• Nëse mund të kërkoni shpenzime të mëtejshme të edukimit dhe rikualifikimit
• Nëse punoni largë dhe në fundjavë nuk mund të ktheheni në shtëpi
• Nëse keni shpenzime udhëtimi për në punë prej më shumë se 2100 franga në vit
• Nëse duhet të paguani alimentacion
• Nëse ju duhet të paguani shpenzimet e kujdesit për fëmijët
• Nëse mund të kërkoni zbritje mbështetëse
• Nëse ju duhet të paguani kostot e sëmundjes ose aksidentit
• Nëse bëni kontribute bamirëse me vlerë më shumë se 100 franga
• Nëse mund të kërkoni shpenzime të lidhura me aftësinë e kufizuar
• Nëse ju duhet të paguani interes (kamatë) për borxhin (et) që keni

E rëndësishme:

Afati i fundit për korrigjimin e tatimit në burim është 31 mars. Ky afat nuk mund të zgjatet. Nëse zbritjet pranohen, tatimi në burim do të vendoset në përputhje me rrethanat. Ju do mirrni nga Administrata Tatimore një diferencë tatimore.

Kur duhet të përfundoj një kthim normal tatimor pavarësisht nga tatimi në burim?

Ka dy raste ku, përveç tatimit në burim, duhet të plotësohet një kthim normal i taksave:

Nëse të ardhurat bruto vjetore janë më shumë se 120,000 franga, duhet të përfundojë një kthim normal i taksave - një i ashtuquajtur vlerësim retrospektiv. Kjo vlen edhe për çiftet e martuara: Kur një person fiton më shumë se 120,000 franga në vit, çifti duhet të plotësojë një formularë për të kërkuar një kthim të taksave shtesë që ai ka paguar.
Kush gjeneron të ardhura shtesë nga letrat me vlerë, pasuritë e pa patundshme, ushqim apo vetëpunësim, asetet apo fitimet e lotarisë, duhet të bejë një kerkesë shtesë per vleresim nga Administrata Tatimore.

Studio Ligjore - Asllani në Zvicër ofron mbështetje dhe ju ndihmon të shqyrtoni mundësitë tuaja për zbritjen e taksave sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë që çdo rimbursim të mund të kërkohet. Falë këshillave tona dhe mbështetjen tonë, ju e dini saktësisht se çfarë zbritjesh tatimore ju mund të bëni dhe kjo do të ulë kostot tuaja tatimore dhe do t'ju kursejë para.

Me rrespekt
Shani A s l l a n i – jurist i diplomuar, Studio Ligjore – Asllani
07. Mars 2021

Adresse

Marktgasse 28
Winterthur
8400

Öffnungszeiten

Montag 08:30 - 17:45
Dienstag 08:30 - 17:30
Mittwoch 08:30 - 17:30
Donnerstag 08:30 - 17:30
Freitag 08:30 - 17:30
Samstag 09:00 - 13:00

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Zyra e Pensioneve erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an Zyra e Pensioneve senden:

Teilen

Kategorie