Trainkos

Trainkos Faqja zyrtare e Ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Kosovës Trainkos Sh.A. Trainkos është kompani e krijuar pas ndarjes së Hekurudhave të Kosovës.

Kompania Trainkos merret me transportin e udhëtarëve, mallrave si dhe kontejnerave.Informata të tjera mund të i gjeni në Websajtin tonë.

📚🚆 Gëzuar 1 Shtatorin!Urime fillimin e vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve!Ju urojmë nj...
01/09/2026

📚🚆 Gëzuar 1 Shtatorin!

Urime fillimin e vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve!

Ju urojmë një vit të mbushur me suksese, dije dhe momente të bukura! ❤️

Trainkos – bashkë drejt dijes dhe së ardhmes! 🚆🎓

Trainkos – lidhim njerëz, lidhim kujtime.
Për t`u bashkuar me Trainkos Sh.A ju lutem klikoni në link-un përkatës në vijim:
Viber Community -https://rb.gy/cidrph
Facebook: https://rb.gy/3rjb6p
Instagram: https://rb.gy/dv9m1i
LinkedIN: https://rb.gy/5fiatb
Google Business : https://rb.gy/abqzy8

Mërgata niset, por kujtimet e Kosovës udhëtojnë me tëMuaji i rikthimit të mërgatës është një periudhë e mbushur me emoci...
26/08/2026

Mërgata niset, por kujtimet e Kosovës udhëtojnë me të

Muaji i rikthimit të mërgatës është një periudhë e mbushur me emocione.
Pas ditëve të kaluara pranë familjes, miqve dhe vendlindjes, vjen momenti i nisjes përsëri drejt vendeve ku mërgimtarët tanë jetojnë dhe punojnë.

Hekurudhat e Kosovës – Trainkos janë pjesë e këtij rrugëtimi, duke ofruar transportin e udhëtarëve dhe duke lidhur njerëzit me destinacionet e tyre.

Për t`u bashkuar me Trainkos Sh.A ju lutem klikoni në link-un përkatës në vijim:

Viber Community -https://rb.gy/cidrph
Facebook: https://rb.gy/3rjb6p
Instagram: https://rb.gy/dv9m1i
LinkedIN: https://rb.gy/5fiatb
Google Business : https://rb.gy/abqzy8

Reagim publik: Kompania vendore ka fituar tenderin për riparimin e mesëm të vagonëve të Trainkosit, sipas procedurave të...
24/08/2026

Reagim publik:
Kompania vendore ka fituar tenderin për riparimin e mesëm të vagonëve të Trainkosit, sipas procedurave të Prokurimit Publik të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 24 gusht, 2026 - Ndërmarrja Publike “Trainkos” me qëllim të mirë-informimit të publikut lidhur me dezinformatat e fundit rreth rehabilitimit të vagonëve, njofton se:

Riparimi i pesë vagonëve të ndërmarrjes, i finalizuar në dhjetor 2024, është realizuar përmes tenderit të hapur (nr. 10908-24-1153-2-1-1) të publikuar më 15.02.2024, në përputhje të plotë me Ligjin për Prokurim Publik. Tenderi është fituar nga kompania vendore “Profitech Sh.P.K” me seli në Prishtinë. Ky operator ekonomik ka qenë i vetmi i cili ka aplikuar në këtë procedurë tenderuese.

Kompania fituese është përgjegjëse për përzgjedhjen e nënkontraktorëve, dhe sipas Ligjit të Prokurimit Publik, ndërmarrja nuk ka mekanizëm juridik ta përcaktojë, apo në ndonjë mënyrë të ndikojë në përzgjedhjen e nënkontraktorëve.

Pas deklaratave të publikuara sot në medie, ndërmarrja ka kontaktuar operatorin “Profitech Sh.P.K”. për të marrë zyrtarisht informatat në vijim:

1. Cila është arsyeja që vagonët janë dërguar në Zrenjanin për riparim?
2. A është dashur të merret leje prej dikujt për dërgimin e tyre atje?
3. A ka qenë e mundur të evitohet dërgimi i tyre atje?

Operatori Ekonomik ka njoftuar ndërmarrjen “Trainkos” si në vijim:

1. Sepse vetëm ata mund ti rregullojnë keta vagonë.
2. Ne njoftojmë doganën paraprakisht dhe kalojnë permes Maqedonisë për në Serbi.
3. Jo, nuk ka pasur mundesi pasi qe nuk mund te rregullohen diku tjeter.

Megjithatë, ndërmarrja do të realizojë një vlerësim të pavarur për të rishikuar nëse këto punime mund të realizohen edhe nga operatorë në shtete të tjera dhe, në rast që vlerësohet se kjo është e mundur, do të shqyrtohen opsionet për ta trajtuar brenda kornizës ligjore.

Për hir të informimit të saktë dhe të plotë të publikut, ndërmarrja konsideron të rëndësishme të qartësohen historiku dhe specifikat e riparimeve. Në vitin 2017, vagonët në fjalë janë blerë nga Gjermania dhe po në të njejtin vit janë riparuar në Zrenjanin. Asokohe, komisioni i ndërmarrjes kishte vizituar punishten në Zrenjanin për të bërë pranimin teknik të vagonëve. Është tendencioze dhe manipuluese që konteksti dhe historiku i riparimit të vagonëve të injorohet për qëllim të politikave ditore të cilat aspak nuk i shërbejnë interesit publik.

Gjithashtu, demantojmë kategorikisht edhe një tjetër dezinformatë që po qarkullon në publik: lajmin e pavërtetë se Trainkos ka larguar nga puna një punonjës të apostrofuar në media lidhur me këtë rast. Ndërmarrja nuk e ka përjashtuar nga puna punonjësin. I njejti aktualisht është në procedurë para komisionit disiplinor për shkak të shkeljeve të shumta të detyrave të punës, përfshirë edhe mosvijimin në punë. Çdo tentativë për ta lidhur një procedurë të rregullt për shkelje të disiplinës në punë me situatën e vagonëve, është fabrikim dhe manipulim i radhës.
Ndërmarrja është e përkushtuar për të mbrojtur interesin publik dhe respektuar ligjet e Republikës së Kosovës. Ndërmarrja u bën thirrje të gjitha palëve që për të marrë informatat e sakta dhe të vërteta, të orientohen tek komunikimet zyrtare dhe insitucionale dhe të ndalin fushatat keqinformuese.

❤️ ME TREN DREJT KUJTIMEVE 🚆🇽🇰Ka udhëtime që nuk maten me kilometra, por me emocione.Për mërgimtarët tanë, kthimi në Kos...
21/08/2026

❤️ ME TREN DREJT KUJTIMEVE 🚆🇽🇰
Ka udhëtime që nuk maten me kilometra, por me emocione.

Për mërgimtarët tanë, kthimi në Kosovë është kthim te familja, te vendlindja dhe te kujtimet më të bukura.

🚆 Me Trainkos, udhëtimi juaj vazhdon drejt vendit ku zemra ndihet në shtëpi.

🇽🇰 Mirë se vini në Kosovë!

Trainkos – lidhim njerëz, lidhim kujtime.

Për t`u bashkuar me Trainkos Sh.A ju lutem klikoni në link-un përkatës në vijim:

Viber Community -https://rb.gy/cidrph
Facebook: https://rb.gy/3rjb6p
Instagram: https://rb.gy/dv9m1i
LinkedIN: https://rb.gy/5fiatb
Google Business : https://rb.gy/abqzy8

🚆 Orar i Lëvizjes së trenit Prishtinë – Pejë - PrishtinëTrainkos ju njofton për Orarin Ndërmjetës të Udhëtimeve, për t’j...
14/08/2026

🚆 Orar i Lëvizjes së trenit Prishtinë – Pejë - Prishtinë

Trainkos ju njofton për Orarin Ndërmjetës të Udhëtimeve, për t’ju ofruar më shumë mundësi dhe fleksibilitet në planifikimin e udhëtimeve tuaja.

📍 Prishtinë – Pejë
📍 Pejë – Prishtinë

Udhëtoni me Trainkos – siguri, saktësi dhe komoditet në çdo udhëtim.

🚆 TRAINKOS – Lidhim njerëz, qytete dhe destinacione.

Sot u pensionua kolegu ynë, Fitim Berisha, konduktor në Trainkos.Rruga profesionale e kolegut tonë dëshmon se modeli i p...
06/08/2026

Sot u pensionua kolegu ynë, Fitim Berisha, konduktor në Trainkos.

Rruga profesionale e kolegut tonë dëshmon se modeli i punëtorit dhe integriteti në punë janë vlera që lënë gjurmë, kjo edhe gjatë kontrollave të bera neper vite. Nga pozita e konduktorit, ai dha kontribut të çmuar për ndërmarrjen, duke u dalluar për korrektësi, përgjegjësi, respekt ndaj kolegëve dhe përkushtim ndaj detyrës.

Në një takim me kolegët, ai u përcoll mes kujtimeve të bukura, rrëfimeve nga vitet e gjata të punës dhe humorit që e ka shoqëruar ndër vite.

Kolegut Fitim Berisha i urojmë pensionim të mbarë, shëndet të plotë dhe shumë vite të lumtura e të begata pranë familjes së tij. Faleminderit për kontributin dhe për shembullin që le pas.

Urime ekipit të filmit "Dua", i cili është përzgjedhur për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në kategorinë Internation...
05/08/2026

Urime ekipit të filmit "Dua", i cili është përzgjedhur për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në kategorinë International Feature Film në edicionin e 99-të të Academy Awards®️.
Për ne në TRAINKOS Sh.A. është kënaqësi dhe krenari që patëm mundësinë të japim kontributin tonë në realizimin e këtij projekti artistik, duke mbështetur xhirimet e filmit me infrastrukturën dhe shërbimet tona hekurudhore.
Ky sukses është një dëshmi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike dhe industrisë së filmit mund të sjellë vepra që e prezantojnë denjësisht Kosovën në skenën ndërkombëtare.
I urojmë regjisores, aktorëve, producentëve dhe gjithë ekipit realizues shumë suksese në rrugëtimin drejt Academy Awards®️, duke besuar se filmi "Dua" do të jetë një ambasador i denjë i artit dhe kulturës sonë.
Urime dhe suksese!

https://www.facebook.com/share/p/18umcKxdop/

Të nderuar udhëtarë,Ju njoftojmë se treni i planifikuar për sot   me numer 760 dhe 4201 Pejë - Prishtine dhe anasjelltas...
03/08/2026

Të nderuar udhëtarë,

Ju njoftojmë se treni i planifikuar për sot me numer 760 dhe 4201 Pejë - Prishtine dhe anasjelltas është anuluar për shkak të rrethanave të papritura.

Ndërsa treni 4200 do të vazhdoj sipas orarit të planifikuar.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj!

Address

Salih Puçolli P. N./Fushë
Fushë Kosovë
12000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Trainkos posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Trainkos:

Shortcuts

Share