19/09/2026
Të dashur familjar, miq, bashkëpunëtorë dhe klientë.
Pas shumë vitesh angazhim profesional dhe përkushtim të vazhdueshëm në fushën e arkitekturës, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kompania Rametric ka hapur selinë e saj në Gjilan, konkretisht në lagjen e Fidanishtes në kompleksin Fidanishtja Prime.
Falënderoj së pari familjen time për përkrahjen e madhe gjatë këtij rrugëtimi. Falënderoj të gjithë klientët, partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Jemi të entuziazmuar për të ardhmen dhe të përkushtuar që të rritemi së bashku.
Përzemërsisht,
Xhavit RAMADANI