KRU "Hidromorava" SH.A - Gjilan

KRU "Hidromorava" SH.A - Gjilan KRU "Hidromorava" SH.A - Gjilan

Furnizimi me ujë të pijshëm i qytetit të Gjilanit nga ujësjellësi publik, fillon aty kah viti 1940 me ndërtimin e kaptazhës së parë afër fshatit Koretishtë,e cila gjendet rreth 4 km nga qendra e sotme e qytetit të Gjilanit, me vazhdim të rekonstruimit, zgjerimit e modernizimit të vazhdueshëm, në vitin 1971 filloi projekti për zgjerimin e kapaciteteve të ujit të pijshëm për qytetin e Gjilanit, në

pjesën mbi fshatin Përlepnicë, pikërisht në vendin e quajtur ‘Guri i Hoxhës’e cila gjendet rreth 5 km nga fshati Përlepnicë.
Kështu që në vitin 1978 filloi realizimi i projektit më të rëndësishëm për furnizim me ujë të pijshëm duke ndërtuar Pendën në fshatin Përlepnicë, ku punimet e përfundimit të Pendës kanë zgjatë deri në fund të vitit 1983 ku krahas ndërtimit të Pendës është ndërtuar edhe fabrika për pastrimin e ujit të pijshëm.Krijimit të kësaj ndërmarrje i ka paraprirë ekzistimi i Pellgut të lumit natyror “Morava e Binçës.
Komuniteti Ndërkombëtar dhe Qeveria e Kosovës, fillimisht studiuan gjendjet aktuale në të gjithë ujësjellësit e Kosovës, e pastaj në bashkëpunim me shumë partner ndërkombëtar filluan riorganizimin dhe rimëkëmbjen e tyre duke formuar – themeluar 7 (shtatë) Kompani Rajonale të Ujësjellësve dhe Kanalizimit. Në procesin e rimëkëmbjes së Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava” në Kosovën Juglindore, partner kryesor shtytës ka qenë Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim – SDC.

22/06/2026

NJOFTIM PËR NDËRPRERJE TË PLANIFIKUAR TË FURNIZIMIT ME UJË

📍 Zonat e prekura: Zhegër dhe Nasalë
📅 Data: 22 qershor 2026
🕒 Koha: 11:00 – 16:00

Të nderuar konsumatorë,

Ju njoftojmë se për shkak të punimeve të planifikuara për riparimin e pompave në puset e fshatit Zhegër, do të ndërpritet procesi i trajtimit dhe furnizimit me ujë në zonat Zhegër dhe Nasalë gjatë intervalit kohor 11:00–16:00.

Rikthimi i furnizimit me ujë do të bëhet menjëherë pas përfundimit të punimeve dhe stabilizimit të sistemit.

Lusim konsumatorët që të sigurojnë sasi të mjaftueshme të ujit për nevojat e tyre gjatë kohës së ndërprerjes.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

KRU “Hidromorava” Sh.A. – Gjilan
📞 0800 61 000

📢 Thirrja e fundit për pagesat e fatura të shërbimeve të ujësjellësit➡️Njoftojmë konsumatorët me 2 ose më shumë fatura t...
21/06/2026

📢 Thirrja e fundit për pagesat e fatura të shërbimeve të ujësjellësit

➡️Njoftojmë konsumatorët me 2 ose më shumë fatura të papaguara se është duke vazhduar shkyçja nga rrjeti i ujësjellësit dhe procedura përmbarimore.
Ftojmë të gjithë konsumatorët të kryejnë pagesat sa më parë.

📄Për ata që nuk kanë mundësi të shlyejnë borxhin plotësisht, ofrojmë riprogramim me këste mujore — mund të paraqiteni në zyrat tona për marrëveshje.

Konsumatorët që:
➡️bëjnë pagesën e plotë, ose
➡️nënshkruajnë marrëveshje për riprogramim⬇️
Do të largohen nga lista për shkyçje dhe procedura përmbarimore

Pagesat mund t'i kryeni në:
- Arkat e Kompanisë,
- Posta e Kosovës ( ora 08:00 - 20:00),
- Institucione Mikrofinanciare.

- Rikujtim, mos kryeni pagesa CASH te asnjë zyrtar i KRU Hidromorava, por vetëm në pikat zyrtare të lartëcekura.

Pagesa e rregullt e ujit ndihmon drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve tona.
Mos e vononi pagesën!
Me respekt!
KRU Hidromorava

20/06/2026

🚨 NJOFTIM ME RËNDËSI

Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se, për shkak të defekteve në gypin kryesor të ujësjellësit Ø250 mm dhe Ø80 mm, të shkaktuara nga punimet e Operatorëve Ekonomik që janë duke realizuar punime në infrastrukturën rrugore dhe nëntokësore, është ndërprerë furnizimi me ujë në këto zona:

📍 Gjinollë
📍 Zabel
📍 Arbëri
📍 Rr. “Lidhja e Prizrenit”
📍 Rr. “Marie Shllaku”
📍 Fshati Kufcë
📍 Rr. “Lufta e Gjilanit”
📍 Lagjja “Dheu i Bardhë”
📍 dhe zonat përreth.

💧 Rikthimi i furnizimit me ujë do të bëhet menjëherë pas sanimit të defektit.

Për çdo përditësim lidhur me situatën, ju lutemi ndiqni kanalet tona zyrtare të komunikimit.

Faleminderit për mirëkuptimin!
KRU Hidromorava Sh.A. – Gjilan
📞 0800 61 000

20/06/2026

📅 Më datë: 19.06.2026, Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” Sh.A. mbajti Mbledhjen e gjashtë (VI) të rregullt për vitin 2026, në të cilën u trajtuan dhe u shqyrtuan çështje me rëndësi për funksionimin, planifikimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Ndërmarrjes 🚰.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u miratuan:
✅ Raporti i Punës për muajin maj 2026, i cili paraqet aktivitetet operative dhe financiare të realizuara gjatë periudhës raportuese;
✅ Rishikimi i Planit të Biznesit për vitin 2026, me qëllim harmonizimin e objektivave dhe aktiviteteve me nevojat aktuale operative dhe zhvillimore të Ndërmarrjes;
✅ Rregullorja për Operimin, Monitorimin dhe Mirëmbajtjen e Infrastrukturës së Shfrytëzimit të Ujit në KRU “Hidromorava” Sh.A., e cila synon forcimin e standardeve të menaxhimit, mirëmbajtjes dhe funksionimit të infrastrukturës ujore.
📌 Gjatë mbledhjes, Bordi i Drejtorëve diskutoi gjithashtu lidhur me planet dhe masat për menaxhimin e furnizimit me ujë gjatë sezonës verore, me fokus në sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm, menaxhimin efikas të burimeve ujore dhe gatishmërinë institucionale për përballimin e kërkesave të shtuara gjatë muajve të verës.
💧 KRU “Hidromorava” Sh.A. mbetet e përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të performancës operative dhe financiare, duke siguruar shërbime cilësore, të besueshme dhe të qëndrueshme për të gjithë konsumatorët.

20/06/2026

📢 NJOFTIM PËR KONSUMATORËT NË SHIPASHNICË TË EPËRME

Të nderuar konsumatorë,

Ju njoftojmë se, për shkak të kërkesës së shtuar për furnizim me ujë, jemi duke ndërmarrë veprime për rritjen e kapaciteteve prodhuese. Si pasojë e këtyre punimeve dhe ndryshimeve në sistem, po paraqiten luhatje të presionit në rrjetin e ujësjellësit.

Këto luhatje mund të shkaktojnë trazimin e depozitimeve të grumbulluara në gypa, duke bërë që uji herë pas here të paraqitet me ngjyrë tek konsumatorët.

Lusim konsumatorët që, në raste të tilla, të lënë të hapur rubinetin për disa minuta derisa uji të pastrohet dhe të rikthehet në gjendjen normale.

Për çdo ndryshim apo informacion shtesë, do të njoftoheni përmes kanaleve tona zyrtare të komunikimit.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

KRU “Hidromorava” Sh.A. – Gjilan

📞 044 983 093
☎️ 044 983 107 (Kujdestaria)

20/06/2026

🚱 NJOFTIM PËR NDËRPRERJE TË FURNIZIMIT ME UJË

📍 Zona: Të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë nga FPU Velekincë

📅 Data: 20 qershor 2026
🕘 Ora: 10:00 – 17:00

Të nderuar konsumatorë,

Ju njoftojmë se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga KEDS në FPU Velekincë, do të ndërpritet procesi i trajtimit dhe furnizimit me ujë gjatë intervalit kohor 10:00–17:00.

Lusim konsumatorët që të sigurojnë sasi të nevojshme të ujit për nevojat e tyre gjatë kohës së ndërprerjes.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

KRU “Hidromorava” Sh.A. – Gjilan
📞 0800 61 000

📢 Thirrja e fundit për pagesat e fatura të shërbimeve të ujësjellësit➡️Njoftojmë konsumatorët me 2 ose më shumë fatura t...
18/06/2026

📢 Thirrja e fundit për pagesat e fatura të shërbimeve të ujësjellësit

➡️Njoftojmë konsumatorët me 2 ose më shumë fatura të papaguara se është duke vazhduar shkyçja nga rrjeti i ujësjellësit dhe procedura përmbarimore.
Ftojmë të gjithë konsumatorët të kryejnë pagesat sa më parë.

📄Për ata që nuk kanë mundësi të shlyejnë borxhin plotësisht, ofrojmë riprogramim me këste mujore — mund të paraqiteni në zyrat tona për marrëveshje.

Konsumatorët që:
➡️bëjnë pagesën e plotë, ose
➡️nënshkruajnë marrëveshje për riprogramim⬇️
Do të largohen nga lista për shkyçje dhe procedura përmbarimore

Pagesat mund t'i kryeni në:
- Arkat e Kompanisë,
- Posta e Kosovës ( ora 08:00 - 20:00),
- Institucione Mikrofinanciare.

- Rikujtim, mos kryeni pagesa CASH te asnjë zyrtar i KRU Hidromorava, por vetëm në pikat zyrtare të lartëcekura.

Pagesa e rregullt e ujit ndihmon drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve tona.
Mos e vononi pagesën!
Me respekt!
KRU Hidromorava

17/06/2026

NJOFTIM PËR KONSUMATORËT NË LAGJEN DHEU I BARDHË

- Rr. Nexhat Orana,

Ndërprerje e furnizimit me ujë
Shkaku: Defekt në gypin e ujësjellësit

Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se, për shkak të një defekti në gypin e ujësjellësit, është ndërprerë furnizimi me ujë në lagjen "Dheu i Bardhë", rr. Nexhat Orana.

Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit në kohën sa më të shkurtër të mundshme.

Për çdo ndryshim ose informacion shtesë, do të njoftoheni përmes kanaleve tona zyrtare të komunikimit.

Faleminderit për mirëkuptimin!
KRU Hidromorava Sh.A. – Gjilan
📞 Tel: 0800 61 000 Shiko më pak

15/06/2026

NJOFTIM PËR NDËRPRERJE TË PLANIFIKUAR TË FURNIZIMIT ME UJË

📍 Zona: Të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë nga FPU Velekincë

📅 Data: 16 qershor 2026 (e martë)
🕘 Ora: 09:00 – 14:00

Të nderuar konsumatorë,

Ju njoftojmë se më 16 qershor 2026, për shkak të punimeve të planifikuara për pastrimin dhe dezinfektimin e rezervuarit kryesor të ujit në FPU Velekincë, do të ndërpritet procesi i trajtimit dhe furnizimit me ujë gjatë intervalit kohor 09:00–14:00.

Lusim konsumatorët që të sigurojnë sasi të nevojshme të ujit për nevojat e tyre gjatë kohës së ndërprerjes.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

KRU “Hidromorava” Sh.A. – Gjilan
📞 0800 61 000

13/06/2026

NJOFTIM PËR KONSUMATORËT NË FSHATIN ZHEGËR

Ndërprerje e furnizimit me ujë

Shkaku: Defekt në gypin e ujësjellësit

Të nderuar konsumatorë,

Ju njoftojmë se, për shkak të një defekti në gypin e ujësjellësit, të shkaktuar nga një operator ekonomik, është ndërprerë furnizimi me ujë në Zhegër.

Për çdo ndryshim ose informacion shtesë, do të njoftoheni përmes kanaleve tona zyrtare të komunikimit.

Faleminderit për mirëkuptimin!

KRU Hidromorava Sh.A. – Gjilan
📞 Tel: 0800 61 000

Address

Gjilan
60000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38344983071

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KRU "Hidromorava" SH.A - Gjilan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to KRU "Hidromorava" SH.A - Gjilan:

Share