29/11/2025
Për kandidatët ambicioz për karrierë profesionale ofrojmë një mundësi
Fabrika e tullave “BRICKOS” SH.P.K. është njëra ndër fabrikat e para të prodhimit të materialeve ndërtimore nga argjila e pjekur. Fabrikë ndodhet në fshatin Korminjan i Ulët, në largësi prej 1 km në jug të degëzimit të rrugëve Gjilan, Kamenicë, Bujanovc.
Fabrika e prodhimit të tullave në shatin Korminjan të Ulët, ka filluar punën në maj të vitit 1929, në kohën e Jugosllavisë së vjetër. Në këtë fabrikë me gjithsej 20 punëtorë, brenda vitit prodhoheshin 300.000 copë tjegulla dhe 50.000 copë tulla. Fabrika ishte mjaftë primitive dhe kështu funksionoi deri në vitin 1946 kur u bënë disa rekonstruime. Me qëllim të rritjes së prodhimtarisë dhe përsosjes së teknologjisë, prej vitit 1946 në këtë fabrikë u bënë dy rekonstruime edhe atë, në vitin 1971 dhe në vitin 1976.
Zgjerimi i kapacitetit dhe përsosjet teknologjike mundësuan që të rritet prodhimi i tullave prej 2.500.000 njësi në vitin 1971, në 17.942.000 njësi në vitin 1979. Gjithashtu kompania kishte kapacitetin të prodhoj tulla të lehta termoizoluese të formatit normal prej 3.000.000 tulla në vit, dhe 300.000 m/vit të qeparëve të kulmit.
Fabrika e tullave “Tullorja”është një fabrikë plotësisht e braktisur,e cila ndodhet në fshatin Korminjan, në degëzimin e rrugës Gjilan, Kamenicë, Bujanovc. Fabrika është në largësi prej 1 km në jug të këtij degëzimi, ndërmjet dy pikave kontrolluese të KFOR-it rus. Fabrika është e braktisur dhe është në gjendje mjaft të keqe. Gjendja e tanishme e fabrikës edhe pse mendohet se ka një vlerë, për riaktivizimin e saj nevojiten mjete të konsiderueshme monetare, kështu që fabrika nuk ka asnjë makineri në gjendje pune .
Në fund të vitit 1989, fabrika përfshinte 139 punëtorë, prej të cilëve 79 ishin shqiptarë, ndërsa 60 serb. Në vitin 1990, shqiptarët u përjashtuan. Gjatë periudhës 1990-1999 fabrika funksionoi pa ndonjë menaxhim të mirë duke u bërë amortizimi i saj me shpejtësi dhe duke mos u investuar fare në funksionimin e fabrikës. Në vitin 1999, si rezultat i luftës, fabrika ndërpreu prodhimin dhe objektet e fabrikës dhe makineritë edhe ashtu të vjetërsuara, mbetën pa përkujdesje. Makineritë edhe pse të shkatërruara u vodhën pothuajse tërësisht, edhe ato pak që mbetën ishin në gjendje të papërdorshme. Si rezultat i mos menaxhimit të mire dhe mos investimeve sistematike, ndërtesat u dëmtuan shumë, u dëmtua dhe u shkatërrua gati tërësisht rrjeti elektrik, rrjeti hidraulik dhe ai teknologjik. Ndërtesat u shkatërruan dhe demoluan duke mbetur pa dyer, dritare dhe me çati plotësisht të dëmtuara. Dy repartet që dikur kanë ekzistuar ai i fert trajve dhe i bllokave të lehtë termik prej betoni u dëmtuan plotësisht.