18/08/2026
DM House | Një ekuilibër mes formës dhe materialit.
Një enterier i konceptuar mbi qartësinë e formës, ngrohtësinë e materialeve dhe një atmosfere të balancuar bashkëkohore.
Tonet neutrale, teksturat natyrore të drurit dhe detajet dekorative krijojnë një kompozim të butë, të pastër dhe harmonik.
Hapësira eshtë organizuar për të ruajtur ndjesinë e
gjerësisë, duke ndërthurur funksionalitetin me një estetikë të përmbatur dhe të rafinuar. Drita natyrale bëhet pjesë e vet kompozimit, duke i dhënë ambientit karakter dhe thellësi gjatë gjithë ditës. Çdo element është përzgjedhur me kujdes për të krijuar një ambient që nuk ndjek vetëm tendencat, por ndërton një ndjesi të qëndrueshme komoditeti dhe harmonie.
Kur hapësira gjen ekuilibrin e saj, çdo detaj merr kuptim.
Designing spaces that inspire!
Krasniqi Architecture
Tel: +38349235755
⚲ Pejë, Kosovë