07/11/2023
Me kënaqësi diskutuam me Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi për ide dhe propozime që lidhen me rrugën nacionale!
Duke adresuar nevojën emergjente për riprojektimin e nyjejes, zgjerimin e rrugës Shote Galica, vendosjen e sinjalizimit vertikal dhe horizontal, dislokimin e shtyllës elektrike, vendosjen e shiritave vibruese dhe trupat e ndriçimit. Kjo do të mundësojë një përmirësim të dukshëm të sigurisë rrugore dhe funksionalitetit të kësaj nyjeje.
Në bisedat tona gjithashtu shtjelluam vizionin për qytetin e Vushtrrisë, ku rruga magjistrale duhet të transformohet në një bulevard prej 5km me 4korsi per vetura, parkingjet ne te dy anet, shtegun per biçikliste, gjelbrimin ne te dy anet e rruges si dhe trotuaret e gjera.
Ky projekt do të ishte projekti kapital më i madh për Komunën e Vushtrrisë qe do të ndikoje ne ngritjen e kualitetit te infrastrukturës se qytetit dhe zhvillimit ekonomik.
Ne jemi të përkushtuar që të punojmë së bashku për të bërë këtë vizion një realitet.