16/10/2026
ALB-Architect pjesë e zhvillimit të hapësirave publike në Prizren! 🌿🏙️
Në kuadër të projektit të mbështetur nga GIZ Kosovo, përfaqësuesit e ALB-Architect morën pjesë në takimin e punës me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, dhe përfaqësuesit e GIZ, ku u prezantuan gjetjet dhe propozimet e Masterplanit për Hapësira Publike në Komunën e Prizrenit.
Gjatë takimit u diskutua gjithashtu projekti për rigjallërimin e hapësirës publike dhe Amfiteatrit në Parkun e Qytetit, pranë lumit Lumbardh, me fokus në krijimin e një hapësire multifunksionale që ndërthur aktivitetet kulturore, rekreative dhe sociale me zgjidhje të qëndrueshme.