Hyjnesha 21 kate, në fronin e Prishtinës
KOMPLEKSI LAKRISHTE, me 21 kate, qëndron si një hyjneshë madhështore në fronin e Prishtinës ku nga xhamat e mëdhenj dhe të lartë shihet natën një pamje mahnitëse dritash që i shfaq Prishtina gjatë natës. Po ashtu, edhe vetë pamja e objektit nga jashtë gjatë natës duke i reflektuar dhe mbërthyer ngjyrat e dritat e gjalla të Prishtinës, do ofrojë reflektimin
më të bukur të saj. Shtëpi, e ëmbla shtëpi
Njerëzit kanë nevoja dhe kërkesa të ndryshme, sidomos kur vjen koha për organizimin e hapësirës se ku ata jetojnë. Planifikimi jonë i hapësirave të brendshme siguron shfrytëzimin maksimal të çdo metri katror, që gjithmonë ka hapësirë për të ju përshtatur të gjitha kërkesave tuaja specifike. Hapësira për të gjithë
KOMPLEKSI LAKRISHTE, për një jetë të integruar. Ky kompleks përfshinë shumicën e elementeve të nevojshme për një jetë sa më të lehtë dhe të lumtur. Këtu do të gjeni hapësira të gjelbra, sheshe të hapura dhe salla për qëllime të shumëfishta për fëmijë, hapësira për blerje, konferenca, zyre, hotel e restorante. Të gjitha hapësirat janë të monitoruara dhe të mirëmbajtura 24 orë të javës. Të jesh vetvetja
Familjen tuaj doni ta keni në një vend ku ju do të jeni vetvetja. Ne kemi bërë të pamundurën që të ju ofrojmë një shtëpi dhe jo vetëm një vendbanim. Një shtëpi të përsosur që ju gjithmonë keni kërkuar. Një shtëpi ku ju mund të relaksoheni me familjen tuaj. Një objekt i madh 21 kate, shumë-funksional, që ndahet në 4 dhe 5 apartamente të organizuara në çdo kat, me korridore dhe shkallë të gjëra, me katër ashensorë - dy ashensorë për orendi (gjësende) dhe dy ashensorë për banorë; por më e veçanta shumë hapësirë dhe intimitet të brendshëm për ju. “Sepse jeta e secilit prej jush është e veçantë”. Koha është luks i madh
Koha është pasuria më e madhe, koha është një monedhë e suksesit. Ata që janë të suksesshëm mund të përballojnë luksin e kohës dhe të shpenzojnë atë në gjërat më të vogla dhe të bukura të jetës. KOMPLEKSI LAKRISHTE, i vendosur në zemër të qytetit, ju dhuron kohën më të shtrenjtë për ju. Duke qenë në qendër të çdo gjëje, makina juaj mund të pushojë në parking deri në vikend, ndërsa ju ta keni lirinë dhe kohën për të lëvizur lehtë kurdo dhe kudo. Arting - The fine Art of Engineering