30/12/2024
Kompania jonë: Një Dekadë Suksesi dhe Sfida të Kapërcyera
Që nga themelimi, AL Engineering ka kaluar nëpër një rrugëtim të mbushur me sfida. Hapat e parë ishin të vështirë, shpesh të dukshëm si të papërballueshëm. Në një vend të ri si Kosova, ku pengesat nganjëherë duken të pakalueshme, ne kemi treguar se me përvojë, vizion dhe këmbëngulje mund të tejkalohen të gjitha vështirësitë.
Falë përkushtimit të stafit tonë dhe vizionit të themeluesve tanë, Sami dhe Vjollca Lokaj, kompania ka arritur të ndërtohet mbi baza të forta dhe të fitojë stabilitet në treg. Sot, AL Engineering është simbol i vendosmërisë dhe suksesit.
Mirënjohje të veçantë u takon atyre që qëndruan pranë nesh që nga fillimi: Bekim Tolaj dhe Valdrin Zenunaj, si dhe Gazmend Paqarizi, që iu bashkua ekipit tonë në vitet më të rëndësishme.
Një falënderim i veçantë shkon për bashkëpunëtorët tanë të përhershëm, z. Isa Nasufi dhe z. Ruzhdi Morina, si dhe mikun tonë dhe mbështetësin besnik, z. Shaban Berisha.
Nuk harrojmë të falënderojmë ish-punonjësit që kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar në këtë rrugëtim: z. Agim Krasniqi, Faton Turkaj, Mendim Osdautaj, Lek Berisha, dhe shumë të tjerë.
Gjithashtu, falënderojmë bashkëpunëtorët që kanë qenë pranë nesh në projekte të shumta: Bashkim Kelmendi, Rexhë Rexha, Gëzim Karaxha, Besnik Krasniqi, Gani Gashi, Shkëlzen Rexha, Yll Krasniqi, Lek Sina, dhe të tjerë.
Në këtë 10-vjetor, një falënderim i veçantë i shkon Dorentina Lokaj për dizajnin dhe Alban Krasniqit për fotografinë, të cilët na ndihmuan të sjellim këtë përmbledhje në mënyrën më të mirë.
Faleminderit nga zemra për të gjithë ata që, me punën dhe përkushtimin e tyre, kanë ndihmuar në realizimin e vizionit tonë.
Me krenari për një dekadë suksesi, e presim të ardhmen me entuziazëm dhe vendosmëri, të gatshëm për sfida dhe arritje të reja.
Gëzuar 10-vjetorin e AL Engineering shpk! Për një të ardhme të ndritur së bashku!