Historiati i Kompanisë
Biznesi ynë afaron që nga viti 2001 i regjistruar pranë MTI-së (Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë) në Prishtinë me Numër Biznesi 70529181 dhe Numër Fiskal 600372437 dhe se gjatë këtyre viteve kemi pas një bashkëpunim të mirë me disa prej firmave të cilat afarojnë në Kosovë, e që janë:
MEGA ‘Gjilan”
(Objekti – Qendra Protokolare, Gërmi, Prishtinë),
LESNA & BMS ING
(O
bjekti – Qendra Afariste “LESNA”, Fushë Kosovë),
LESNA & BMS ING
(Objekti – Objektet Banesore “Kalabria”, Lamela 1, 2, 3, 4, Prishtinë),
N.N.E. NARTEL
(Objekti – Objektet Banesore “Kalabria”, Prishtinë),
LESNA & BMS ING
(Objekti – Objekti Ndihmës i Qendrës Mjekësore, Drenas),
PROJEKT-NDËRTIMI shpk
(Objekti – Qendra Spitalore “LINDJA”, Graçanicë),
PROJEKT-NDËRTIMI shpk
(Objekti –Objekti Banesor “MATI”, Lagja e Spitalit),
PROJEKT-NDËRTIMI shpk
(Objekti – Objekti Banesor “Bregu i Diellit”, Lamela 1, 2, 3, 4 Prishtinë),
BETONI COM
(Objekti – Objekti Banesor “Katër Llullat”, Prishtinë),
BETONI COM
(Objekti – Objekti Banesor “Lakrishte”, Prishtinë),
LESNA & BMS ING
(Objekti – Objekti Banesor “Kalabria”, Prishtinë),
ARDA REI
(Objekti – Ura “Rrethi”, Prishtinë),
ARDA REI
(Objekti – Ura ‘Bresje”, Fushë Kosovë),
PROJEKT-NDËRTIMI shpk
(Objekti – Objekti Banesor “Klinë”, Llamella 1, 2, 3),
AGA
(Objekti – Objekti Afariste “Aga”, Gjilan),
VËLLEZËRIT DODA
(Objekti- Katedralja, Prishtinë),
N.N.E. NARTEL
(Objekti – Shkolla e Zanatit, Malishevë),
ALDEX
(Objekti – Objekti Banesor, Llamella 1, 2, 3, Prishtinë),
RIVIERA & TONI COM
(Objekti – Ura “nënkalimet”, Milloshevë),
ALDEX
(Objekti – Objekti Banesor “ Emshir’, Llamella 1, 2, Prishtinë). Lesna
(Fushe Kosove qendra tregtare)
"Olti Trasing"SHPK
(Objekti i BeniDona Dardani)
Paisjet
Paisjet të cilat do të përdoren gjatë kryerjes së punimeve janë të teknologjisë së fundit. Në këto paisje përfshihen:
Makinë e kompjuterizuar
Kjo makinë bën lakimin e armaturës në kohën prej 5-6 min rreth 200 stafa apo lloje të ndryshme të pozicioneve (profileve). Depoja prej 2,000 m2
BLEDORI shpk, ka në dispozicion edhe depon me sipërfaqe prej 2,000 m2, në të cilën bëhet prerja, lakimi dhe përgatitja e armaturës (hekurit) për montim. Makineri transportuese
BLEDORI shpk, ka në dispozicion edhe makina transportuese të mjaftueshme për transportin e hekurit në punishte më të cilën mundësohet kryerja e punimeve brenda afatit të paraparë sipas marrëveshjes. Paisje të mjaftueshme për përpunimin e armaturës. Stafi Teknik
Stafi Teknik përbëhet prej ekipit të Inxhinierëve. Ekipi i Inxhinierëve përbëhet prej:
• 4 Inxhinierë të Ndërtimtarisë dhe
• 2 Inxhinierë të Elektros (Automatika). Inxhinierët e Ndërtimatrisë bëjnë mbikqyrjen e vazhdueshme të punimeve nëpër punishtet gjegjëse dhe në bazë të punëve të kryera bëjnë përgatitjen e raporteve ditore. Kjo metodë e punës ndihmon shumë si në përcjelljen e pozicioneve poashtu edhe në përfundimin e punimeve në bazë të standardeve të kërkuara nga ana e investitorit. Inxhinierët e Elektros (Automatika), janë përgjegjës për mirëmbajtjen e makinerisë (makinës më të cilën bëhet lakimi i armaturës) - makinës statike si dhe makinerisë mobile, poashtu janë përgjegjës për mirëmbajtjen e makinave transportuese - makina për transportimin e hekurit nga depoja. Administrata
Administrata përbëhet prej Ekonomistëve të diplomuar. Ekipi i ekonomistëve përbëhet prej:
• Menaxherit,
• Kontabilistit dhe
• Asistentit Financiar. Fuqia Punëtore
Fuqia punëtore përbëhet prej ekipit rreth 60 punëtorëve. Ky numër mund të rritet varësisht prej kërkesave në terren. Sipas dinamikës së zhvillimit të punimeve në terren dhe sipas kërkesës së punëdhënësit shërbimet ofrohen 24 orë pra me tri ndërrime. Në ekipin e punëtorëve janë të angazhuar 3 kryepunëtorë prej të cilëve njëri është teknik i ndërtimtarisë. Këta kryepunëtore janë në kontakt të vazhdueshëm me Inxhinierët e kompanisë, gjë e cila ndihmonë shume në kryerjen e punimeve sipas standardeve në fuqi dhe sipas planit, kërkesës dhe sipas projektit të miratuar të objektit. Adresa: Rr. 418. Henry Dynan C-15-VII-4-1. Prishtinë, Kosovë