ZHURI Sh.p.k

ZHURI Sh.p.k Traditë nga 1972

04/03/2026

📢 KËRKOHEN PUNËTORË

Kompania ZHURI Sh.p.k – Njësia Gurëthyes shpall vende të lira pune për këto pozita:

🔹 2 (dy) Bageristë
🔹 1 (një) Ngarkues për Gurëthyes

📍 Vendi i punës: Njësia Gurëthyes
📞 Kontakt : 043 771 188 ose 043771190 ;
ose direkt ne zyret e kompanisë ZHURI - Tranzit.

Të nderuar partnerë,Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm, ju njoftojmë se kemi përditësuar çm...
24/02/2026

Të nderuar partnerë,
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm, ju njoftojmë se kemi përditësuar çmimoren e betonit dhe zhavorrit.

Ky vendim nuk ka qenë i lehtë për ne. Rritja e vazhdueshme e kostove të prodhimit, energjisë elektrike dhe lëndës së parë na ka detyruar të bëjmë këtë rregullim, me qëllim që të ruajmë cilësinë, korrektësinë dhe standardin e shërbimit që ju ofrojmë çdo ditë.

Çmimorja e re hyn në fuqi menjëherë dhe zëvendëson çdo çmim të mëparshëm pa marrë parasysh me kontratë të nënshkruar apo marrëveshje verbale.

Ne mbetemi të përkushtuar që t’ju ofrojmë furnizim të sigurt, cilësi të lartë dhe bashkëpunim afatgjatë.
Për çdo sqarim shtesë, ju lutemi të na kontaktoni.
Me respekt,
ZHURI Sh.p.k

10/02/2026

📢 NJOFTOHEN VENDE TË HAPURA PUNE
Kompania: ZHURI SHPK

Kompania ZHURI SHPK, për shkak të zgjerimit të aktivitetit, shpall vende të lira pune për pozitat në vijim:
🔹 Shofer Kamioni – Kategoria C
Kërkesat:
Patentë shoferi valide kategoria C
Përvojë pune si shofer kamioni (përparësi)
Njohuri bazë mbi mirëmbajtjen e kamionit
Aftësi për të punuar sipas orarit dhe në terren
Përgjegjësi, korrektësi dhe seriozitet në punë
Respektim i rregullave të sigurisë dhe komunikim i mirë me ekipin

🔹 Punëtor Fizik
Kërkesat:
Gatishmëri për punë fizike në terren
Aftësi për të punuar në ekip
Disiplinë, përkushtim dhe korrektësi
Fleksibilitet në orar pune
Përvoja e mëparshme në punë të ngjashme përbën përparësi (por nuk është kusht)

📞 Kontakti për aplikim dhe informata shtesë: 043 77 11 88

16/09/2025

📢 KONKURS PËR PUNËSIM
________________________________________
Kompania “ZHURI” Sh.p.k përshkak të shtimit të kapaciteteve prodhuese dhe zgjerimit të tregut (përmes nënshkrimit të kontratave të reja) shpall konkurs për punësim për 40 vende të lira pune në këto njësi: ________________________________________
🔹 Njësia Fabrika e Betonit
• 4 punëtorë fizik
• 5 shoferë me kategori C
• 3 shoferë me kategori E
🔹 Njësia Gurethyesi
• 1 shofer kamioni me kategori C
• 1 ngarkues (ULT)
🔹 Njësia Ndërtimore
• 1 udhëheqës i ndërtimit
• 10 mjeshtër
• 15 punëtorë ndërtimi
________________________________________
ℹ️ Të interesuarit:
Mund të paraqiten personalisht në zyret e kompanisë ZHURI Sh.p.k ose të lajmërohen në numrin e telefonit:
📞 043 77 11 88

08/08/2025

NJOFTIM

Të nderuar klientë dhe bashkëpunëtorë,

Ju njoftojmë se kompania ZHURI Sh.p.k do të jetë në pushim vjetor për periudhën:
nga data 08.08.2025 deri më 20.08.2025.

Ky pushim realizohet për shkak të:

pushimit vjetor të të punësuarve,

temperaturave të larta klimatike,

si dhe komunikacionit të dendur gjatë kësaj periudhe.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

ZHURI Sh.p.k

KONKURS PUNEKompania ZHURI Sh.p.k, e specializuar në sektorin e ndërtimtarisë, shpall konkurs për pozitat e mëposhtme:Po...
21/05/2025

KONKURS PUNE

Kompania ZHURI Sh.p.k, e specializuar në sektorin e ndërtimtarisë, shpall konkurs për pozitat e mëposhtme:

Pozitat e hapura:

10 Mjeshtër të ndërtimtarisë

5 Armirues (punëtor të hekurit)

10 Punëtor ndihmës (fizik)

7 Shoferë kamioni me kategori C

Kushtet dhe kërkesat e përgjithshme:

Eksperienca paraprake në pozitat përkatëse është e dëshirueshme, por jo e domosdoshme (trajnimet ofrohen nga kompania në disa raste).

Aftësi për të punuar në ekip dhe në kushte dinamike pune.

Për shoferët: posedimi i patentës valide të kategorisë C dhe përvoja në drejtimin e kamionëve të ndërtimtarisë.

Për armirues dhe mjeshtër: njohuri të mira teknike dhe aftësi në leximin e planeve të ndërtimit konsiderohen përparësi.

📲Kontakt:
043/77 11 88
043/ 77 11 90
043/ 77 11 99
[email protected]

10/05/2025

Konkurs pune
Zhuri Shpk me seli në Zhur, njësia e gurëthyesit shpall konkurs:
• për dy shofer - kategoria C

Të interesuarit të lajmërohen në mob: 043771189

Address

Zhur
20520

Telephone

+38343771190

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ZHURI Sh.p.k posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share